Këshilli Kombëtar i PD-së, largohen kritikët
Autori i Lajmit: RedaksiaPartia Demokratike 5 ditë pas procesit të votimit ka bërë publik emrat e 100 emrave të anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të saj. Përbërja e re e Këshillit ka lënë jashtë disa prej emrave më të njohur brenda selisë blu si Aleksandër Biberaj, anëtar i kryesisë, Omer Stringa, dekan i Fakultetit Ekonomik, apo Dashnor Sula të cilët janë njohur edhe si zëra kritikuese. Më tej mungojnë dhe Pal Dajçi, prefekt i Lezhës, Agron Musaraj, anëtar i Këshillit, Albert Gajo, Antoneta Malaj, Baki Shehu, këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Bardhyl Londo, anëtar i Këshillit Kombëtar, Blerim Çela, ish-deputet, Bujar Brovina, Elfrida Zefi, prefektja e Korccws, Eris Hoxha, Ferdinand Shehu, nëndrejtor i ALUIZNIT, Gazmend Dibra, Drejtor i Përgjithshwm i Burgjeve apo deputetwt Paulin Stërkaj, Rexhep Uka, Viktor Gumi. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ashtu siç pritej është më i votuari, me 1201 vota, me 57 vota më shumë se nënkryetarja Jozefina Topalli. I treti në listw është Astrit Patozi me 1133 vota, ndjekur me pas nga Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Edi Paloka të tre me më shumë se 1 mijë vota dhe të tjera figura të rëndësishme të Partisë Demokratike. Emrat e rinj në Partinë Demokratike janë votuar mjaft mirë madje duke dalë dhe para emrave të njohur të PD-së. Erla Mehilli, zëdhenësja e PD-së me 676 vota apo Keltis Kruja, prefekti i ri i Tiranës me 704 vota kanë kaluar në numër votash ministra si Arben Imami, Genc Pollo apo ish-ministra si Gazmend Oketa, Arenca Trashani apo Enkelejd Alibeaj. E megjithatë surpriza në votim e ka emrin Çiljeta Xhilaga me 502 vota gjithsej është renditur e 55 në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike duke lënë pas në preferencat e votuesve të kongresit thuajse gjysmën e anëtarëve të Këshillit. Pas këngëtares së famshme janë renditur emra me kontribute të konsiderueshme ndër vite për Partinë Demokratike si Shaban Memia, Gjergj Bojaxhi, Bujar Leskaj, Fahri Balliu apo edhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj që duhet të kënaqet me 454 vota i renditur i 66 në listën e Këshillit Kombëtar. Të hënën e kaluar në Kuvendin IX të PD-së votuan 1218 delegatë, si për postin e kryetarit ashtu dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në garë për forumin më të rëndësishëm vendimmarrës të Partisë Demokratike ishin 400 kandidatë. Nga këta janë zgjedhur 100 të drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, prej 25 vendesh, do të plotësohet me anëtarë që parashikon statuti i PD-së, si drejtues lokalë, deputetë, të cilët nuk arrijnë të fitojnë në këtë garë.
Lista me emrat e 100 fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
1. Sali Berisha 1201 (vota)
2. Jozefina Topalli 1144
3. Astrit Patozi 1133
4. Ridvan Bode 1121
5. Sokol Olldashi 1097
6. Edi Paloka 1005
7. Bujar Nishani 970
8. Flamur Noka 949
9. Lulzim Basha 944
10. Majlinda Bregu 917
11. Mesila Doda 916
12. Ilir Rusmali 830
13. Jemin Gjana 809
14. Gert Bogdani 801
15. Genc Ruli 800
16. Gent Strazimiri 800
17. Rajmonda Bulku 784
18. Albana Vokshi 757
19. Ferdinand Xhaferri 726
20. Myqerem Tafaj 725
21. Edmond Spaho 723
22. Fatos Beja 721
23. Keltis Kruja 704
24. Ferdinand Poni 702
25. Erla Mehilli 676
26. Florian Mima 666
27. Genc Pollo 665
28. Gazmend Oketa 659
29. Armand Teliti 652
30. Sahit Dollapi 641
31. Arenca Trashani 640
32. Halit Shamata 638
33. Arben Imami 596
34. Albert Avduli 595
35. Fatos Hoxha 585
36. Fatbardh Kadilli 578
37. Lajla Pernaska 573
38. Ahmet Omi 565
39. Bardh Spahia 559
40. Leonard Demi 554
41. Aurel Bylykbashi 547
42. Oerd Bylykbashi 545
43. Bislim Ahmetaj 541
44. Nesti Kiri 539
45. Elvana Hana 537
46. Enkelejd Alibeaj 536
47. Arqile Gorea 535
48. Ardian Turku 532
49. Tritan Shehu 526
50. Eduart Halimi 522
51. Alfred Rushaj 513
52. Eduard Ndreu 511
53. Ilir Bano 507
54. Gjergj Lezhja 506
55. Ciljeta Xhilaga 502
56. Bardh Rica 502
57. Ledina Aliolli 482
58. Shaban Memia 481
59. Ylli Asllani 477
60. Arben Qirjako 470
61. Sokol Lekaj 468
62. Alfred Olli 466
63. Gjergj Bojaxhiu 466
64. Nirvana Leka 457
65. Juela Mecani 455
66. Besnik Mustafaj 454
67. Gentiana Boksi 448
68. Osman Metalla 447
69. Suzana Guxholli 444
70. Bujar Leskaj 436
71. Njazi Kosovrasti 432
72. Arta Sakja 427
73. Azgan Haklaj 424
74. Ilir Kondi 424
75. Spiro Ksera 418
76. Valdete Vorpsi 418
77. Mirela Tabaku 417
78. Admirim Shehu 416
79. Shefqet Bruka 416
80. Barie Isufi 411
81. Marjeta Zace 408
82. Besnik Jaku 407
83. Selami Xhepa 407
84. Dhori Kule 406
85. Mark Marku 406
86. Mirgen Lata 403
87. Eduard Ypi 400
88. Fahri Balliu 400
89. Gjoke Uldedaj 398
90. Luan Skuqi 397
91. Amantja Cullhaj 394
92. Ardita Becolli 384
93. Edit Harxhi 381
94. Dhurata Cupi 363
95. Paulina Hoti 362
96. Zana Turku 359
97. Gjorgjeta Hila 352
98. Sonila Baka 345
99. Adriana Gjoni 331
100. Jorida Tabaku 331
Ky lajm është publikuar: 20/12/2009