E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: "Berisha të sqarojë krizën ekonomike"

Autori i Lajmit: RedaksiaKryeministri Berisha ti lërë përrallat me cunami dhe të tregojë për zhvlerësimin e lekut e tu thotë shqiptarëve pse ua shtrenjtoi faturën e energjisë elektrike, në prag të festave të fundvitit. Kështu pohoi dje zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj. Ajo shtroi pyetjen pse nëpunësve të administratës civile nuk u jep rrogat dhe shpërblimet që meritojnë, dhe pse numri i bizneseve që falimentojnë po shtohet dita-ditës njësoj siç po shtohet papunësia dhe varfëria. Më tej, Imeraj kërkoi që Berisha të sqarojë pse monedha e vendit po zhvlerësohet e fuqia blerëse po ulet. “Këto janë përgjigjet që shqiptarët duan të dëgjojnë e jo përrallat e Sali Berishës për cunami e ciklone”, - pohoi ajo. Duke shprehur qëndrimin e PS, Imeraj vlerësoi se Berisha nuk e nxjerr dot Shqipërinë nga kriza ekonomike për sa kohë qeveria e tij është ilegjitime.

Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›