E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, një numër projektligjesh, vendimesh dhe marrëveshjesh të rëndësishme. Kështu, u miratua vendimi për "Disa shtesa ne vendimi

Këshilli Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, një numër projektligjesh, vendimesh dhe marrëveshjesh të rëndësishme.
Kështu, u miratua vendimi për "Disa shtesa ne vendimin nr. 182 date 25..4.1995, te Keshillit te Ministrave, "Per cmimet e shitjes se barnave", te ndryshuar.

Qellimi i kesaj shtese ne vendim ka te beje me administrimin dhe qarkullimin e barnave. Barnat qe hid hen ne treg dhe qarkullojne ne Republiken e Shqiperise jane te pajisura me nje pulle per efekt kontrolli, si prove e regjistrimit te tyre, e marrjes se autorizimit per hedhjen ne treg dhe per respektimin e çmimit perfundimtar te shitjes.

Pulla e kontrollit i jepet subjektit fabrikues te barnave ne Republiken e Shqiperise ose subjektit shites me shumice te barnave nga Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, kundrejt pageses, per c;do seri te barit te fabrikuar ne vend ose te importuar. Vendosja e pulles eshte nje kusht i ri, i cili plotesohet nga shteti shqiptar ne fushen e administrimit dhe qarkullimit te barnave.

Vendosja e pulles se kontrollit ne kutite ambalazhuese te barnave krijon nje sere avantazhesh. Pulla do te permbaje informacionin e nevojshem per çdo bar. Per efekt sigurie, per te eliminuar rrezikun e prodhimit dhe distribuimit te pullave te fallsifikuara, pullat do te leshohen nga Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave dhe do te jene te pajisuara me elemente te fshehte sigurie.
- Vendimi "Per masen dhe menyren e kompensimit te qerase se baneses dhe te ushqimit te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise".

Vendimi synon te trajtoje me kompensim per qera banese oficeret aktive te Forcave te Armatosura, kur ata emerohen per shkak te detyres jashte vendbanimit te tyre te perhershem. Masa e kompensimit eshte parashikuar ne bale te perberjes familjare te oficerit aktiv, qe varian nga 70 deri 80 perqind te qerase mesatare, sipas percaktimit te Institutit te Statistikes.

Sipas ketij vendimi, do te behet edhe kompensimi i ushtarakeve per ushqimin. Sipas parashikimeve, numri i oficereve qe emerohen jashte vendbanimit ne vit, eshte rreth 110 persona, me nje efekt financiar mujor 1.1 milione leke dhe per vitin 2004 efekti financiar eshte 5.5 milione leke, qe perballohet nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes.
- Vendimi "Per ratifikimin e Konventes "Per mbrojtjen e individeve ne lidhje me perpunimin automatik te te dhenave personale".

Ratifikimi i kesaj konvente eshte ne kuadrin e zbatimit te Konventes se Kombeve te Bashkuara kunder krimit te organizuar, si dhe te angazhimeve te ndermarra nga shteti shqiptar per luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe krimit te organizuar.
Ratifikimi i konventes do te mundesoje zgjerimin e garancive per te drejtat dhe lirite e njeriut dhe veçanerisht te drejten per te respektuar jeten private, duke konsideruar fluksin ne rritje nderkufitar te te dhenave personale qe i nenshtrohen perpunimit automatik.

Konventa ka per qellim tj siguroje ne territorin e çdo shteti pale, çdo individi, pavaresisht nga kombesia apo vendndodhja, respekt per te drejtat dhe lirite themelore, ne veçanti te drejten per jeten e tyre private, ne lidhje me operacionet e perpunimit automatik te te dhenave personale qe kane te bejne me te. Shtetet pale marrin persiper te zbatojne kete konvente per dosjet e te dhenave personale te automatizuara dhe perpunimin automatik ne sektorin publik dhe privat, gjithashtu ato detyrohen qe te marrin masat e nevojshme ne ligjin vendas per te bere te efektshme parimet themelore per te mbrojtjen e te dhenave.
- "Per ratifikimin e Protokollit shtese te Konventes "Per mbrojtjen e individeve ne lidhje me perpunimin automatik te te dhenave personate nga organet mbikqyrese dhe fluksi nderkufitar i te dhenave".

Duke marre parasysh rritjen e shkembimeve te te dhenave personaler tej kufijve kombetare qe i nenshtrohen perpunimit automatik, eshte e nevojshme te sigurohet mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, veçanerisht e drejta e jetes private ne lidhje me keto kembime te te dhenave personale. Protokolli i shtese i Konventes parashikon ngritjen e nje apo me shume organeve kompetente, te cilat gezojne pushtet investigues dhe nderhyres dhe kane si kompetence perfshirjen e tyre ne procedurat ligjore, sjellin perpara autoriteteve juridike kompetente rastet e dhunimit te parimeve bale te Konventes.

Keto organe duhet te sigurojne qe te arrihet perputhja me masat ne ligjin e brendeshem, duke bere te efektshme parimet e percaktuara ne Konvente, ne menyre qe informacioni, i cili i nenshtrohet operacioneve te perpunimit me mjete automatike, duhet te sigurohet dhe te perpunohet me drejtesi dhe ne perputhje me ligjin, te ruhet vetem per qellime legjitime te specifikuara, te jete i sakte, i rinovueshem dhe i identifikueshem.
- Vendimi "Per pranimin nga Republika e Shqiperise te Rezolutes A. 724 (17) "Per ndryshimet e Konventes se Organizates Nderkombetare Detare dhe aneksit te saj", 1999.

Keto ndryshime kane te bejne me aspektin teknik te aktivitetit te organizates dhe kryesisht te komiteteve te saj, si ai i Sigurise Detare, Komitetit Ligjor, Komitetit te Mbrojtjes se Ambjentit Detar, Komitetit te Lehtesirave etj. Keto ndryshime rrisin pergjegjesine e Komitetit te Lehtesirave, duke i dhene te njejtin status me ate te komiteteve te tjera te organizates.
- Vendimi per "Disa shtesa dhe ndryshime ne /igjin nr. 8732, date 24.1.2001, "Per materialin mbjelles bimor".

Projektligji synan forcimin e vazhdueshem te kontrollit te riprodhimit, shumezimit, tregetimit te materialit mbjelles bimor, etj, si dhe do te krijoje me shume mundesi per permiresimin e punes per prodhimin dhe tregetimin e materialeve mbjellese bimore gjithnje e me cilesore, duke kontribuar ne rritjen e vazhdueshme te prodhimit bujqesore, e per rrjedhoje rritjen e te ardhurave per fermeret.

- Vendimi "Per proceduren e aplikimit per regjistrimin e Lendeve Plasese per Perdorim Civil".

Vendimi parashikon qe ne Ministrine e Mbrojtjes te hapet dhe te mbahet Rregjistri Shteteror per lendet plasese, per perdorim civil. Gjithashtu, parashikohet qe cdo subjekt qe prodhon, eksporton dhe importon lende plasese, eshte i detyruar qe brenda 15 diteve te beje rregjistrimin e sasise se lendes plasese qe prodhon, eksporton apo importon.
-- Vendimi "Per klasifikimin e veprimtarise dhe per dokumentacionin e proceduren per dhenien e lejes nga Inspektori i Punes, para venies ne pune te ndermarrjes".

Ne projekt eshte parashikuar qe pasi punedhenesi ploteson dokumentacionin e kerkuar, inspektori i punes ben verifikimin e vendeve te punes per ajrimin dhe ventilimin, daljet ne rast zjarri, masat mbrojtese kunder zjarrit, garderoben dhe instalimet sanitare, ndihmen e shpejte, etj. Vendimi ndihmon ne zgjidhjen e probleme qe kane dale gjate ketyre viteve per sigurine dhe shendetin ne pune te punonjesve.
- Vendimi "Per disa ndryshime ne vendimin nr. 771, date 13.11.2003, te Keshillit te Ministrave, "Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore e shendetesore ne Republiken e Shqiperise".
Vendimi sugjeron ndryshimin e afateve te transferimit te funksionit te mbledhjes se kontributeve, duke percaktuar si date transferimi muajin janar 2005, duke e afruar ate nga 1 prill 2005, qe eshte ne vendimin ekzistues.
Vendimi "Per procedural dhe kushtet per dhenien e lejeve te koncensionit per ndertimin dhe perdorimin e rafinerive te naftesjellesave e gazsjellesave".

Vendimi merr ne konsiderate specifikat e ndertimeve te ketij karakteri dhe sidomos tendencen e sotme qe rafinerite vendosen kryesisht ne zona bregdetare. Po ashtu, vendimi parashikon edhe mundesine e perdorimit te siperfaqeve te tjera ne brendesi te vend it, per rastet e ndertimit te naftesjellesave ose gazsjellesave qe mund te kalojne tranzit neper territorin shqiptar.
Ne vendim percaktohen edhe procedurat e trajtimit te kerkeses dhe dokumentacionit shoqerues per marrjen e "Iejes se koncensionit". Po ashtu percaktohen kushtet dhe kerkesat qe duhet te plotesojne subjektet qe do te aplikojne per ndertimin e rafinerive, naftesjellesave dhe gazsjeliesave per perpunimin, transportimin dhe t-regtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre.

Keshilli i Ministrave miratoi keto marreveshje:
- "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te . Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Moldavise, per bashkepunim ne fushen e Turizmit".

- Marreveshja krijon bazat ligjore per konkretizimin e nje bashkepunimi efektiv dypalesh ne kete sektor prioritar. Objektivat e percaktuara ne kete marreveshje do te ndihmojne zhvillimin sa me te qendrueshem te turizmit ne te dy vendet tona. Marreveshja percakton si objektiva kryesore te bashkepunimit:

- Vendosjen e kontakteve dhe zhvillimin e bashkepunimit ndermjet strukturave te ndryshme publike apo private qe perojne ne sektorin turistik, si agjencite turistike, njesite akomoduese, operatoret, te cilat synohen te arrihen nerpmjet organizmit te aktiviteteve te perbashketa;

- Nxitja e investimeve reciproke ne turizem;

- Rritjen e fluksit turistik midis dy vendeve nepermjet shkembimit dhe shperndarjes se materialeve reklamuese, lehtesimit te procedurave t kalimit te kufirit dhe aktiviteteve te perbashketa informuese promovuese;

- Rritjen e cilesise se sherbimeve turistike nerpemjet projekteve te perbashketa per trajnimin dhe edukimin e personelit te turizmit.

Kjo marreveshje eshte ne zbatim te dy prej objektivave strategjike te Qeverise Shqiptare per vitet 2001-2005, rritjen e bashkepunimit dypalesh ne fushen e turizmit me institucione, organizma dhe subjekte te tjera private apo publike qe veprojne ne sektorin e turizmit dhe nxitja e rritja e turizmit shqiptar jashte vendit nepermjet aktiviteteve promovuese.
- "Per miratimin e Marreveshjes se Pergjithshme te Bashkepunimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Mbreterise se Arabise Saudite".

Marreveshja parashikon bashkepunimin per nxitjen, zgjerimin dhe shumellojshmerine e marredhenieve te paleve, me qellim realizimin e projekteve ne industri, turizem, bujqesi, arsim, mjekesi, kulture dhe sport, duke ikurajuar dhe krijoje te gjitha lehtesirat e nevojshme per ralizimin e bahskepunimit ne fushat e mesiperme. Ky bashkepunim do te zgjerohet edhe ne fusha te tjera me interes per te dy palet. Ne bale te kesaj marreveshjeje palet do te shkembejne informacione dhe eksperienca per programe specifike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›