E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo: "Besoni Shqipëria Ndryshohet"

05/06/2005  Në një tubim në Vorë, nën moton “Besoni Shqipëria Ndryshohet”, kryetari i PDR-së Genc Pollo duke prezantuar kandidatin për deputet të kësaj zone Eduard Kelmendi kërkoi përkrahje për alternativën e PDR-së dhe opozitën si e vetmja alternative që sjell ndryshimin kaq të dëshiruar nga të gjithë. Pollo në fjalën e tij deklaroi se “nevoja e ndryshimit është imediate, është pothuajse e paduruar. Kjo është një frymë që është përhapur në gjithë Shqipërinë, dhe kjo është një frymë që po ecën përpara, por do vëmendjen e duhur, prandaj më datë 3 korrik, unë shpresoj që do të ketë edhe shumë nga ata që dikur kanë votuar Partinë Socialiste, kanë votuar pushtetin e sotëm dhe të zhgënjyer me të drejtë prej tij do të votojmë koalicionin opozitar, sepse me qeverinë Nano nuk ecet më, fundi i saj do të jetë më 3 korrik”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›