Vrau kunatin, dënohet me 20 vjet burg
18/02/2009 Ngjarja në korrik të vitit të shkuar
BERAT- Dje në mesditë Gjykata e Faktit Berat ka dhënë vendimin me 20 vjet burg për vrasje me paramendim autorit të vrasjes të kunatit të tij. Burime zyrtare nga gjykata e këtij rrethi bëjnë me dije se trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtarëve A. Vavla, N. Troka e D. Hasa kanë dhënë vendimin me 20 vjet burg për Çlirim Veleshnja autor i vrasjes të kunatit të tij Sokol Kokoshi 37 vjeç banor i lagjes “Kushtrimi”, vrarë në një lokal në qendër të qytetit, teksa ky i fundit ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit. Në pretencën e tij në seancën e parafundit përfaqësuesi i organit të akuzës prokurori Klodjan Braho duke argumentuar në detaj fajësinë e autorit të këtij krimi të akuzuar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje që ta dënojë Çlirim Veleshnjen me 25 vjet burg. Por në seancën e fundit trupi gjykues duke dëgjuar edhe fjalën e mbrojtjes ka vendosur që të shpallin fajtor të akuzuarin për vrasje dh eta dënoj atë me 20 vjet burg, vendim i shpallur nga kryesuesi i trupit gjykues A. Vavla. Ngjarja për të cilën gjykata dënoj me 20 vjet burg Ç. Veleshnjen ka ndodhur më 20 korrik të vitit të kaluar në një nga lokalet “Bar-Kafe” në qendër të qytetit ku i dënuari ka qëlluar me pistoletë në kokë S. Kokoshin duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori i kësaj vrasjeje është larguar nga vendi i ngjarjes me pistoletë në dorë dhe ka arritur të fshihet për disa muaj, për t’u arrestuar më pas nga blutë.