E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Ministrave miraton disa vendime lidhur me përcaktimin e autoritetit kontratues për dhënien me koncension të disa hidrocentraleve

Në kuadrin e nismës "Shqipëria një euro", Kryeministri Berisha veçoi në mbledhjen e qverisë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me përcaktimin e autoriteti kontratues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve të ndryshme dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që I jepet shoqërisë.

Kryeministri informoi se kompani të huaja, serioze kanë treguar interes për rikonstruksionin e disa termocentraleve të vjetra dhe pajisjen e tyre me teknologji moederne, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të prodhimit termik të energjisë, për të cilën vendi ka shumë nevojë.

"Çështja e tretë shumë e rëndësishme e kësaj mbledhje, është se sot shqyrtohet vendimi në kuadrin e nismës "Shqipëria 1 euro" për termocentralet e vjetra si ai i Fierit, për të cilat, kompani shumë serioze, të vendeve të ndryshme kanë treguar interes të madh për rikonstruksionin e tyre të plotë, me teknologji moederne, funksionimin e tyre me naftë, me gaz, të tjerë me qymyr.

Ne sot do të diskutojmë për ta nxjerë në treg me një bonus 8 % për kompaninë e parë që do të ofrojë ofertën. Ky vendim nuk shpall fitues, por hap procedurën për tu hapur tenderi ndërkombëtar. Janë dy termocentrale në të cilat, investimet mund ti dyfishojnë kapacitet e tyre . Kjo do të thotë se kompania që ka sjellë priojektin e parë kja një bonus prej 8 % , por natyrisht tenderin do të fitojë ajo kompani që do të bëjë ofertën më të mirë si nga ana teknologjike, ashtu dhe në ndarjen e të ardhurave, Krahas këtij termocentrali shumë të rëndësishëm, me të cilin sës bashku me termocentralin e Vlorës ne bëjmë një hap të madh drejt prodhimit termik të energjisë, për të cilën kemi shumë nevojë.

Janë edhe një seri vendimesh për disa hidrocentrale të vegjël si HEC-et "Stavec", "Tucep 2", "Kacni", etj

Vlerësimi i ofertave do të jetë shumë transparent për ata që do të bëjnë shfrytëzimin më racional, dhe ofertën më të mire.
Fituesit shpallen në njësinë e koncesioneve, në Ministrinë e Ekonomisë"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›