Këshilli i Sigurimit rifreskon “Listën e zezë”, Jasin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh, përsëri brenda financuesve
10 milionë USD, asete të sheikut Jasin Kadi, nuk janë menaxhuar deri në prill 2008 nga shteti
Jasin Kadi, Abdyl Latif Saleh dhe të tjerë subjekte e fondacione që kanë qenë në listën e zezë, mbeten sërish të akuzuarit si financues të terrorizmit. Këshilli i Sigurimit më 21 tetor 2008 ka listuar sërish emrat dhe të kërkuarit që kanë investuar në Shqipëri. Ata janë pjesë e listës, duke rrëzuar pretendimet e përhapur në median shqiptare se ata tashmë nuk janë në listën e Këshillit të Sigurimit si burime financiare të Al Kaedës dhe grupeve të tjera kriminale. Në listën e rifreskuar nuk ka ndryshime për sa i përket pjesës së Shqipërisë. Bën përshtypje fakti i përmendur në faqen 53 të listës, përkatësisht emri i Jasin Kadi, emër i lakuar në median e shkruar dhe elektronike në Tiranë, sikur është përjashtuar nga kërkimi ndërkombëtar, sikur i janë kthyer pronat e sekuestruara. Emri i sipërcituar i përket seksionit C të listës e cila përmban 4 seksionet e mëposhtme:
A. Individë që kanë lidhje me talebanët (142 individë)
B. Subjekte apo grupe dhe sipërmarrës qe kanë lidhje me talebanët (asnjë)
C. Individë të lidhur me Al Kaedën (246 individë)
D. Subjekte apo grupe dhe sipërmarrës të tjerë që kanë lidhje me Al Kaedën (112 subjekte)
Por ajo që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite të mosndryshimit të listës shkon përtej shkeljes së ligjshmërisë. Jasin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh kanë pasur prona që janë administruar nga institucione joshtetërore, por nga përfaqësues të personave të shpallur financues të terrorizmit.
Lista është krijuar, konsoliduar e mbajtur nga Komisioni 1267 lidhur me Al Kaedën, Osama Bin Ladenin dhe talebanët si dhe individë të tjerë, grupe, ndërmarrje dhe subjekte që kanë lidhje me to
Në vendin tonë janë asete të firmave që kanë qenë dhe janë me pronësi 100 për qind të Jasin Kadi që nuk janë menaxhuar nga ministritë dhe institucionet, agjencitë që ligjërisht duhet të menaxhonin në varësi të qeverisë që nga viti 2004 dhe më pas. Llogaritë bankare që të kërkuarit kanë pasur në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, janë sekuestruar në shuma të vogla, pasi janë bërë transferta pas daljes së listës së zezë në vitit 2001.
Një ndër kompanitë, firmat, që ka investime në Shqipëri dhe që është në pronësi të Jasin Kadi, është firma “Loxhall” që ka 18 asete, kryesisht në Tiranë, që janë dyqane, magazina, troje ndërtimi dhe që kanë një vlerë mbi 10 milionë dollarë. Deri në prill të vitit 2008 këto pasuri, asete të dhëna kryesisht me qera janë menaxhuar nga dy përfaqësues të Jasin Kadi, njëri prej të cilëve shqiptar, ndërsa tjetri i huaj, që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme llogari të përbashkëta me Kadi dhe Saleh. Që pas daljes së urdhrit të ish-ministrit Arben Malaj dhe më pas të ministrit Ridvan Bode, pasuritë duhej të menaxhoheshin nga zyra apo njësi të qeverisë, ashtu si sanksiononte dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit në një nga pikat e së cilës thuhet se duhet të “bllokojnë menjëherë fondet dhe asetet e tjera financiare apo burimet ekonomike, përfshirë fondet që rrjedhin nga pronat e zotëruara ose të drejtuara, në mënyrë direkte dhe indirekte”. Konkretisht, këtu kemi të bëjmë me pasuri që indirekt janë burime ekonomike të pjesëtarit të listës së zezë tashmë të rifreskuar Jasin Kadi që rezulton 100 për qind pronar i firmës “Loxhall”.
I. Informacione të përgjithshme
Komisioni i Këshillit të Sigurimit i ngritur në përputhje me paragrafin 6 të rezolutës 1267 (1999) lidhur me Al Kaedën, talebanët si dhe individë dhe subjekte të tjera që kanë lidhje me to (më poshtë i quajtur Komisioni i Sanksioneve të Al Kaedës dhe talebanëve) mbikëqyr implementimin nga shtetet të tre masave të sanksioneve (sanctions measures), bllokimin e pronave, kufizimin e udhëtimeve (travel ban) dhe embargon e armëve të vendosura nga Këshilli i Sigurimit për individët dhe subjektet që i përkasin ose kanë lidhje me talebanët, Osama Bin Laden dhe organizatën e Al Kaedës. Komisioni mban një listë të konsoliduar të individëve dhe subjekteve, në përputhje me masat (subject to the measures) (Lista). Me anë të rezolutave 1267 (1999), 1333 (2000), 1390 (2002), siç përsëritet në rezolutat 1455 (2003), 1526 (2004), 1617 (2005) dhe 1735 (2006), Këshilli i Sigurimit detyron të gjitha shtetet:
Të bllokojnë menjëherë fondet dhe asetet e tjera financiare apo burimet ekonomike, përfshirë fondet që rrjedhin nga pronat e zotëruara ose të drejtuara, në mënyrë direkte dhe indirekte
Të parandalojnë hyrjen ose kalimin transit nëpërmjet territoreve të tyre
Të ndalojnë furnizimin direkt apo indirekt, shitjen ose transferimin e armëve dhe materialeve të ngjashme, përfshirë pajisjet ushtarake dhe paraushtarake, këshillimin teknik, asistencën ose trajnimet që kanë lidhje me aktivitetet ushtarake, për individët, grupet, sipërmarrësit dhe subjektet e përfshira në listën e konsoliduar.
II. Përmbajtja e listës
Lista e konsoliduar përbëhet nga katër seksione, të specifikuara më poshtë:
Individë që kanë lidhje me talebanët (142 individë)
Subjekte apo grupe dhe sipërmarrës që kanë lidhje me talebanët (asnjë)
Individë të cilët bashkëpunojnë me Al Kaedën (246 individë)
Subjekte apo grupe dhe sipërmarrës të tjerë që kanë lidhje me Al Kaedën (112 subjekte)
..........................................................................................................................................
Rifreskimi i listës
Jo më larg se katër ditë më parë Këshilli i Sigurimit ka rifreskuar “listën e zezë” që është formatuar së pari më 21.10.2008. Citohet faqja e ueb site e KS: Komisioni i Këshillit të Sigurimit i ngritur në përputhje me paragrafin 6 të rezolutës 1267 (1999) lidhur me Al Kaedën, talebanët si dhe individë dhe subjekte të tjera që kanë lidhje me to (më poshtë i quajtur Komisioni i Sanksioneve të Al Kaedës dhe talebanëve) mbikëqyr implementimin nga shtetet të tri masave të sanksioneve (sanctions measures), bllokimin e pronave, kufizimin e udhëtimeve (travel ban) dhe embargon e armëve të vendosura nga Këshilli i Sigurimit për individët dhe subjektet që i përkasin ose kanë lidhje me talebanët, Osama Bin Laden dhe organizatën e Al Kaedës. Komisioni mban një listë të konsoliduar të individëve dhe subjekteve, në përputhje me masat (subject to the measures) (Lista). Me anë të rezolutave 1267 (1999), 1333 (2000), 1390 (2002), siç përsëritet në rezolutat 1455 (2003), 1526 (2004), 1617 (2005) dhe 1735 (2006), Këshilli i Sigurimit detyron të gjitha Shtetet:
Të bllokojnë menjëherë fondet dhe asetet e tjera financiare apo burimet ekonomike, përfshirë fondet që rrjedhin nga pronat e zotëruara ose të drejtuara, në mënyrë direkte dhe indirekte
Të parandalojnë hyrjen ose kalimin transit nëpërmjet territoreve të tyre
Të ndalojnë furnizimin direkt apo indirekt, shitjen ose transferimin e armëve dhe materialeve të ngjashme, përfshirë pajisjet ushtarake dhe paraushtarake, këshillimin teknik, asistencën, ose trajnimet që kanë lidhje me aktivitetet ushtarake, për individët, grupet, sipërmarrësit dhe subjektet e përfshira në listën e konsoliduar.
Në këtë listë të zezë figurojnë disa subjekte që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me Shqipërinë, përkatësisht në faqen 53 të listës : QI.Q.22.01. Name: 1: YASIN 2: ABDULLAH 3: EZZEDINE 4: QADI