Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënon sulmin izraelit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ditën e martë aktet që çuan në vrasjen e civilëve aktivistë gjatë ndërhyrjes ushtarake izraelite në flotën e anijeve, që ishte nisur për në Rripin e Gazas. Në një deklaratë formale, të miratuar pas më tepër se 10 orësh të negociatave me dyer të mbyllura, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar "hetime të pavarura dhe transparente" rreth çështjes në fjalë.
Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u pajtuan me deklaratën, e cila ishte më e butë nga ajo që kërkohej nga palestinezët, arabët dhe Turqit.
Ata kërkuan dënimin e sulmeve të forcave izraelite në mënyrë të vendosur dhe me "hetime të pavarura ndërkombëtare". Në deklaratat individuale, anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan sulmin izraelit në ujërat ndërkombëtare, që çoi në vrasjen e së paku 9 aktivistëve.