Konkursi për celularin e katërt, në dhjetor hapet tenderi
Tregut të telefonisë celulare në vend së shpejti pritet t'i shtohet edhe një operator i ri, i katërti për nga radha. Burime nga Ministria e Telekomunikacionit shprehen se brenda pak ditësh do të shpallet oferta për tenderin në një nga gazetat më të mëdha në tregun e huaj, dhe pas kësaj do të zhvillohet edhe tenderi për dhënien e licencës së katërt në fushën e telefonisë celulare. Sipas burimeve nga kjo ministri, në fazën e parë që është ajo e parakualifikimit ka pasur kërkesa të konsiderueshme nga kompani të ndryshme. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani. Në mars të këtij viti hyri në treg kompania më e re “Eagle Mobile”. Ndërkohë që me hyrjen e një operatori të ri pritet të shtohen edhe më shumë shërbimet në favor të konsumatorëve.
29 Nentor 2008