E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët demokratë dyshime për listat në Durrës

13/04/2005  Drejtuesit e Bashkisë, bëjnë prezent metodën dhe përfundimet

DURRËS – Këshilltarët demokratë hedhin dyshime për mënyrën e përpilimit të listave si dhe për saktësinë e tyre.

Është mbedhur dje Këshilli i Bashkisë së Durrësit në një takim jashtë radhe me kërkesë të grupit të këshilltarëve të opozitës. Qëllimi i kërkesës së këshilltarëve të PD ka qenë njohja me procedurat e ndjekura nga grupet e punës për verifikimin dhe regjistrimin e popullatës dhe veçanërisht me përpilimin e listave paraprake të zgjedhësve.

Në zgjedhjet e kaluara vendore të vitit 2003, në listat e zgjedhësve janë përfshirë 113 mijë shtetas dhe rritja në 22 mijë zgjedhës në listat paraprake të shpallura në fillim të muajit prill 2005, duke e çuar në 135 123 zgjedhës. Kjo lëvizje shifrash, ka shtyrë demokratët të njihen me procedurat e ndjekura në fushatën e re të regjistrimit.

Sipas këshilltarit Armand Teliti, i cili është edhe kryetar i degës së PD në Durrës, të dhënat e publikuara nuk justifikohen nga rritja natyrale dhe as ajo demografike.

Shpjegimet janë dhënë nga koordinatori i procesit të verifikimit dhe regjistrimit të popullsisë për Bashkinë e Durrësit, Indrit Puteci, i cili ka bërë një panoramë të përgjithshme të rritjes së popullsisë në Durrës që nga vitit 1923 e deri më sot.

Puteci ka thënë se nga regjistrimi i fundit në Durrës janë përfshirë në listat paraprake të këtij vitit 135.123 zgjedhës, duke informuar gjithashtu edhe për vështirësitë që kanë pasur grupet e regjistrimit. Sipas Putecit, ndryshe nga vitet e tjera, shmangia nga diktimet politike në këtë fushatë ka pasur efekte shumë pozitive, ndërsa është shprehur se problemet janë ndier veçanërisht në mungesën e azhornimit të hartave dhe mungesa e dokumentacionit për qytetarët që vinin nga zona të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›