Merkoçi: Vllaznia, kundërshtar i frikshëm
13/04/2005 Sulmuesi i Tiranës, për takimin me shkodranët, thotë se nuk ka alternativë tjetër, veçse tri pikët
Përballja me Vllazninë, është vetëm fillimi i një mbylljeje të ashpër të sezonit që e pret Tiranën deri në javën e fundit, të 36-ën e këtij edicioni të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Sfidat që presin Tiranën do të kalojnë nga Lushnja (ambicioze), më pas në derbin me Partizanin (plangprishës) e me radhë, Teuta (e rizgjuar), Elbasani (rivali për titull) dhe Dinamo (rivali historik e njëkohësisht tersi i bardhebluve në ndeshjet derbi të këtij sezoni). Me të vërtetë, Tirana është favoriti kryesor për titullin kampion të këtij sezoni, por më parë do të duhet ta sigurojë atë, duke kaluar disa nga këto prova “zjarri”. Kështu që bardheblutë, duke qenë të vetëdijshëm për këtë dhe njëkohësisht për dëshirën e madhe, për të siguruar sa më shpejt matematikisht trofeun prestigjoz, nuk kanë ndërmend të lëshojnë aspak terren në këtë fundsezoni. Dhe këtë shpresojnë ta tregojnë që në ndeshjen e kësaj të shtune, kundër shkodranëve. I këtij mendimi është edhe sulmuesi i Tiranës, Eldorado Merkoçi, i cili shprehet i kënaqur me diferencën prej 8 pikësh që skuadra e tij ka momentalisht, nga ndjekësi më i afërt në luftën për titull. Forma e mirë që po kalon Xhafa dhe rikthimi i Rrakllit, pas atij dëmtimi të gjatë, duket se e kanë lënë paksa në hije Merkoçin, i cili pohon se konkurrenca për repartin e sulmit te Tirana është e madhe. "Distanca që kemi me kundërshtarët na ofron një farë garancie për arritjen e titullit. Por, nëse do të mund të marrim një fitore kundër Vllaznisë këtë të shtunë, gjithçka do të bëhej më e lehtë për ne. Shkodranët kanë qenë gjithmonë kundërshtarë të frikshëm dhe kështu janë edhe në këtë sezon. Përballja me ta do të jetë e vështirë për ne”. Për bardheblutë, tri pikët e mundshme ndaj Vllaznisë do të vlenin edhe për të vazhduar edhe më tej serinë pozitive të fitoreve, në këto ndeshje të fundit. “Vllaznia është një skuadër e nivelit të lartë të kampionatit shqiptar - shpjegon më tej Merkoçi, përplasjen e fundjavës - dhe për këtë arsye, ne i kemi kushtuar shumë vëmendje përgatitjes për këtë takim. Në fund të fundit, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se neve në këto momente nuk na lejohet të bëjmë hapa të gabuar”. Për sa i përket të ardhmes, sulmuesi i Tiranës ka konfirmuar se një hap fals mund të rikthejë sërish luftën e ashpër për titull me Elbasanin. “Edhe Elbasani ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, duke e ruajtur distancën me ne. Për momentin, shpresat e tyre për titullin nuk janë premtuese, por nëse ne do të bëjmë një hap fals, atëherë do t’ia komplikonim akoma dhe më shumë jetën vetes”.