Plehrat jashtë kontrollit kërcënim për sëmundje kanceroze

13/04/2005 Alarmin e japin drjetues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit
DURRËS - Përgjegjësi i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Durrës, Ilir Qesja, ka deklaruar rrezikun që paraqet djegia e mbeturinave në natyrë. Dy muaj pas konferencës së mbajtur në Durrës, pikërisht për rrezikun që afrojnë mbetjet urbane dhe spitalore, Qesja ka dhënë sinjalin e alarmit. Për Agjencinë që ai drejton, situata në Durrës dhe veçanërisht në zonën ku grumbullohen mbeturinat është kërcënuese. Qesja ka thënë se djegia e mbeturinave në natyrë në mënyrë të pashmangshme shkakton kancer dhe për këtë gjendje ai ka fajësuar organet e qeverisjes vendore.
“Është detyrë e organeve të qeverisjes vendore të organizojnë depozitimin e mbeturinave e lëndëve të rrezikshme, të administrojnë mbetjet urbane dhe të administrojnë transportin e mbeturinave”, ka thënë Qese.
Sipas tij, Agjencia e Mjedisit ka afruar prej disa kohësh
projektin për sheshin e ri të grumbullimit e përpunimit të mbeturinave, por nga ana tjetër, Qesja pohon se Bashkia e Durrësit, për shkaqe të pathëna, nuk e ka miratuar ende këtë shesh.
Janë qindra ton mbetje urbane e spitalore që lëshohen buzë rrugës deri te vendi i grumbullimit në Porto Romano dhe vënia e zjarrit nga banorët, që kanë shtëpitë e tyre përgjatë rrugës ku hidhen mbeturinat, është cilësuar situatë skandaloze nga përgjegjësi Ilir Qesja. Nga deklarimet e tij, mësohet se plehrat në Porto Romano nuk ndahen në mbeturina të qelqta, materiale plastike dhe në mbeturina organike, ndërsa ai ka theksuar se lënia jashtë kontrollit e situatës do të ndikojë drejtpërdrejt në prekjen nga kanceri kryesisht të banorëve që jetojnë afër mbeturinave.