Zhduken sendet e dokumentet, prangosen oficerët e policisë

13/04/2005 Denoncimin e bëri i dyshuari si trafikant i mjeteve motorike
KUKËS - Dy oficerë të antidrogës në policinë e Kukësit bien në pranga nga kolegët e tyre, pasi akuzohen si persona të dyshuar për zhdukjen e provave e sendeve të një të arrestuari për trafik. Arrestimi u bë dje rreth orës 04.00 të mëngjesit, kur dy oficerët ndodheshin në banesat e tyre.
Oficeri i antitrafikut Shpend Jaku, 45 vjeç, nga Kruma e Hasit dhe agjenit i antitrafikut Kujtim Spahiu, 35 vjeç, nga Kolosiani i Kukësit, ishin denoncuar nga një ish-i ndaluar, si person i dyshuar për trafik të pjesëve motorike.
Zyrtarisht të ndaluarit nga radhët e policisë akuzohen për “shpërdorim të detyrës“. Burime zyrtare të policisë lokale të Kukësit, pas marrjes së denoncimit nga shtetasi kosovar Selim Gashi, i lënë i lirë katër ditë më parë, vërtetuan akuzat ndaj dy kolegëve të tyre.
Denoncimi
Disa ditë më parë, policia e Kukësit kishte arrestuar një shtetas kosovar, Selim Gashin. Ky shtetas ishte vënë në pranga pas një kontrolli të ushtruar ndaj tij, ndërsa ishte duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës. I arrestuari u akuzua për trafik të mjeteve motorike.
Por, katër ditë më parë, Gashi u la lirë nga organi i Prokurorisë së Kukësit, për t’u hetuar në gjendje të lirë, kundrejt garancisë financiare të paguar në seancën e vlerësimit të masës së arrestit. Kurse mjeti i tij, me të cilin udhëtonte ditën e prangosjes, është ende i bllokuar në komisariat.
Pas daljes nga qelia e paraburgimit, Selim Gashi denoncon për zhdukjen e disa dokumenteve dhe sendeve private, midis të cilave edhe të aparateve celularë.
Arrestimi
Pas këtij informacioni, një grup hetimor, i ngritur nga Drejtoria e Policisë lokale nisi verifikimin dhe shtrirjen e hetimit deri te personat që ishin marrë me arrestimin dhe kontrollin e makinës së Gashit. Nga ana e këtyre hetimeve, u vërtetua se zhdukja e dokumenteve e sendeve, ishte përgjegjësi e dy oficerëve tashmë të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.
Menjëherë pas kësaj, u realizua edhe prangosja e dy oficerëve të policisë së Kukësit. Arrestimi i tyre u krye pas një operacioni sekret të një grupi njerëzish në policinë e Kukësit.
Nga hetimet e deritanishme, ende nuk dihet nëse ajo çka është denoncuar nga shtetasi kosovar është realizuar me qëllim nga të arrestuarit, por hetimet po vazhdojnë.
Deri në orët e vona të mbrëmjes së hënë, të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.