E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat dhe dëshmitarët kundër Sefgjinit

 

DËSHMITARËT

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, liston emrat e dëshmitarëve kryesor në procesin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopulit, Avdul Loshaj si dhe rrëmbimin e zhdukjen e biznesmenit kosovarë Remzi Hoxha. Pa kaluar 20 ditë nga dorëzimi i dosjes penale pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda me të pandehur katër ish-drejtuesit e SHIK-ut: Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron, Avni Koldashin dhe Budjon Meçen, “Shekulli” ka mundur të siguroi një kopje të dosjes voluminoze prej 12 fashikujsh, ku renditen të gjitha provat dhe emrat e dëshmitarëve kryesor në këtë proces gjyqësor që pritet të filloi javën e kaluar. Sipas dosjes së përpiluar nga prokurori i çështjes Xhevat Hana, në listën e personave që do dëshmojnë me kërkesë të prokurorisë janë rreth 103 dëshmitarë, ku më poshtë “Shekulli” boton emrat e 47 dëshmitarëve kryesor të kësaj dosje pa përfshirjen e emrave të të pandehurve si dëshmitarë, pasi dëshmia e tyre jepet vetëm me dëshirën e tyre. Listës së dëshmitarëve të akuzës i prijnë emrat e dy viktimave të këtij rrëmbimi, Ziso Kristopuli e Avdyl Loshaj, si dhe ish-drejtuesi i SHIK-ut në vitin 1992-’97 Bashkim Gazidede, ish-zvministrin e Brendshëm në atë kohë Agim Shehu, ish-drejtuesi i SHIK-ut 1997-2003 Fatos Klosi, ish-drejtuesit e SHIK-ut të Tiranës e Sarandës dhe punonjës të këtij shërbimi gjatë vitit 1995, kohë kur janë rrëmbyer tre shtetasit shqiptarë me dhunë. “Marrja e dëshmive të këtyre dëshmitarëve të prokurorisë është shumë i rëndësishëm për vërtetimin e akuzave të ngritur ndaj katër të pandehurve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe ilir Kumbaro. Me dëshmitë e këtyre të personave prokuroria do të bind gjykatën se katër ish-drejtuesit e SHIK-ut kanë kryer veprat penale të “rrëmbimit të personave” tre herë të shoqëruara me tortura të rënda po tre herë, ndaj shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur”,-thuhet nga burimet e prokurorisë. Gjithashtu nga materialet e administruara në dosje rezulton se motivi i rrëmbimit dhe torturimit të tre shtetasve ka qenë përfshirja e tyre në një aktivitet të stisur kriminal mes njëri tjetrit nga tre viktimat për rrëzimin e qeverisë së Sali Berishës në vitin 1995. “Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar dhe dokumentuar se shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopuli dhe Remi Hoxha janë rrëmbyer, izoluar, torturuat dhe u janë marrë deklarime për aktivitetet e tyre të përbashkët kriminal, në të njëjtën periudhë kohore, në të njëjtin vend dhe nga të njëjtë persona”,-thuhet në dosjen dërguar gjykatës. Sipas dosjes rezulton se nga ky rrëmbim dhe mbajtje peng, shtetasi Avdyl Loshaj është liruar mbas një muaji, shtetasi Ziso Kristopuli mbas pesë dite pasi në ndihmë të tij për ta liruar nga ky rrëmbim është vënë shtypi dhe media të cilët kanë publikuar këtë rrëmbim. Ndërsa, për shtetasin Remzi Hoxha sipas akuzës, “ai është rrëmbyer nga persona të armatosur punonjës të SHIK-ut rreth orës 13:00 të ditës së 21 tetorit 1995 ku është lidhur me pranga dhe maskuar në fytyrë me anë të një thesi duke e dërgua në Vainë të Lezhës, nga ku nuk është lëshuar por është mbajtur dhe mbahet peng deri më sot dhe nuk dihet për fatin e tij. Pra rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, megjithëse në mënyrë të vazhdueshme familjarët e tij e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë me këmbëngulje pranë organeve kompetente shqiptare”,-thuhet në dosjen dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish- SHIK-asit "tradhëtohen" nga dokumentat e tyrePROVAT

TIRANË- Urdhra shërbimi, mandat pagese, mandat arkëtimi, fletë hyrje e dalje në Vainë të Lezhës, shkresa zyrtare, vendime gjykate, procesverbale të ndryshme, dëshmi dhe korrespodenca mes institucioneve, janë provat kryesore që prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar për të “gozhduar” katër ish-drejtuesit e SHIK-ut për akuzat e rrëmbimit të shtetasve Ziso Kristopulit, Avdyl Loshaj si dhe rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sipas kopjes së dosjes, që posedon “Shekulli”, këto janë ndër provat kryesore që organi i akuzës i ka grumbulluar që nga vitit 1995 deri në prill të vitit 2008 kur dosja u dërgua pranë togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim. Mësohet se për grumbullimin e këtyre provave materialeve kanë ndihmuar drejtuesit e Drejtorive pranë Prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 1995-’97, të cilët kanë kryer një sërë veprimesh kryesore për zbulimin dhe gjetjen e trupit të biznesmenit kosovarë Remzi Hoxha. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se janë zhdukur nga arkivat e SHIK-ut të gjitha urdhrat me shkrim për vëzhgimin e tre shtetasve që më pas u rrëmbyen, janë zhdukur urdhrat e rrëmbimit të lëshuara me shkrim, dorëshkrimet e marra gjatë kohës së mbajtjes peng dhe deklaratat e tyre ku kanë firmosur me dhunë për “aktivitetin e tyre kriminal” në Shqipëri”-thuhet në dosjen e prokurorit Hana që tashmë ndodhet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por, siç duket nga hetimi dhe grumbullimi i provave materiale të katër të pandehurit nuk janë treguar të vëmendshëm në zhdukjen e materialeve që lidhen me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës. “Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të kryera në arkivat e SHIK-ut janë gjetur një sërë mandatë pagesash dhe mandat arkëtimesh, ku të pandehurit bashkë me shoqëruesit e tyre në rrëmbimin e tre shtetasve kanë tërhequr të mira materiale nga financa e SHIK-ut për shërbimet e kryera si dhe kanë dorëzuar fatura të karburantit të makinës, fatura të fjetjes në Hotel në Sarandë dhe fatura për dietat e marra gjatë shërbimit në Sarandë, Tiranë dhe Vainë të Lezësh gjatë vëzhgimit, rrëmbimit dhe torturave të ushtruara në qendrën ku mbaheshin të izoluar”-thuhet në dosje. Gjithashtu, sipas kësaj dosje të përpiluar nga prokurori Xhevat Hana, janë sekuestruar një sërë urdhrash shërbimi, ku të pandehurit bashkë me agjentët të tjerë kanë kryer për “llogari” të rrëmbimit dhe mbajtjes peng të tre viktimave Kristopuli, Loshaj dhe Hoxha. “Prova të rëndësishme për organin e akuzës, cilësohen edhe shkresat e dërguara dhe ardhura nga Ministria e Brendshme, konkretisht Drejtorisë Qarkullimit Rrugor të asaj kohe në lidhje me verifikimin e targave të makinave që janë përdorur për rrëmbimin e tre shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha. Në cilësinë e provës janë sekuestruara edhe korrespodenca e mbajtur mes Drejtorit të Përgjithshëm të SHIK-ut në atë kohë, Bashkim Gazidede dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha si dhe sekuestrimi i disa shkresave zyrtare të cilat ndodheshin në arkivat e Presidencës, të firmosura që nga vitit 1996- ’97 nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha, tashmë kryeministër. Shkresa këto që tregojnë në lidhje me dijeninë që kishte SHIK-u në atë kohë për rrëmbimin e tre shtetasve nga agjentët e saj”-thuhet në dosjen e dërguar Gjykatës. Gjithashtu, në fund të kësaj kërkese cilësohen si prova materiale edhe sekuestrimet e disa procesverbaleve të deklarimeve të ndryshme që kishin dijeni në lidhje me rrëmbimin e tre shtetasve nga SHIK-u dhe disa vendime të togave të zeza, të Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Drejtave ët Njeriut në Strasburg në lidhje me përgjegjësinë e personave me imunitet policie në rrëmbimin dhe zhdukjen e personave në emër të institucionit që ata përfaqësojnë.

DISA NGA 114 PROVAVE MATERIALE

Procesverbal “Mbi kallëzimin e krimit” datë 21.10.1995, vol. 1, faqe 78;

Shkresa nr. 4174 prot.,dt. 22.11.1995, Kom. Pol. nr. 3 Tiranë, “Për verifikimin e targës TR 2449 C, drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, vol. 1 faqe 100;

Përgjigje e Ministrisë së Brendshme-Drejtoria e Policisë Rrugore “Kthim përgjigje”-drejtuar Prokurorisë së Rrethit Tiranë, me shkresën nr. 8052 prot. Datë 30.03.1996, vol. 1 faqe 117

Shkresa nr. 930 prot. datë 03.04.1996, e Prokurorisë rrethit Tiranë, dërguar Shërbimit Informativë Kombëtarë, z. Bashkim Gazidede “Kërkohen të dhëna për automjetin me targa TR 2449 C”, vol.1 faqe 119;

Përgjigje e SHIK-ut, drejtuar Prokurorit të Rrethit Tiranë, me shkresën nr. 3755 prot. datë 09.05.1996, “Përgjigje tujës nr. 930, datë 03.04.1996, vol. 1 faqe 120;

Procesverbal i datës 14.05.1996, i mbajtur në Prokurorinë e Përgjithshme, vol. 1, faqe 122-125.

Shkresa nr. 1412, datë 15.05.1996 e Prokurorisë së rrethit Tiranë, drejtuar zvministrit të Brendshëm, z.Agim Shehu “Kërkohet sqarim në lidhje me një çështje”, vol.1, faqe 126;

Informacioni i Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Presidentit të Republikës, Sali Berisha me shkresën nr. 4002 prot., dt. 22.5.1996, “Mbi procedimin penale, që bënë fjalë mbi rrëmbimin e presidentit të firmës “Albatros” Remzi Hoxha”, vol.2-faqe 31-33;

Shkresa nr. 40013 prot. Datë 11.6.1997 e Prokurorit të Përgjithshëm, dërguar kryetarit të SHIK-ut, “Mbi rrëmbimin e shtetasit maqedonas Remzi Hoxha” vol. 1, faqe 187

Përgjigje e SHIK-ut, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, me shkresën nr. 1449 prot., datë 16.6.1997 “Përgjigje tujës nr. 40013”, vol. 1, faqe 191;

Mandat arkëtimi nr. 380, dt. 20.3.1995, për shumën 3970 lek me nr. serial 188886, ku ka të shënuar “D.SH.I. Tiranë, 24-95 C, 2487+24-49 C, vol. 1, faqe 228

Kërkesa e familjes Hoxha, datë 17.12.2002, drejtuar Presidentit të Republikës , vol. 502, faqe 3-4;

Urdhër shërbimi i datës 10.10.1995, të cilit i bashkëngjitet Mandat Pagesa me nr. 437, datë 10.10.1995, në emër të shtetasit R.D., me detyrë shofer (Tiranë-Lezhë, 8-9.10.1995) për shumën 648 lek, vol. 6,faqe 39-40

Urdhër Shërbimi i datës 13.10.1995, të cilit i bashkëngjitet Mandat Pagesa me nr. 440, datë 13.10.1995, për shumën 2400 lek, në emër të shtetasit me iniciale M.H., drejtor (Tiranë-Sarandë, 3-6.10.1995), vol. 6 faqe 41-42;

Urdhër Shërbimi i datës 17.10.1995, të cilit iu bashkëngjitet Mandat Pagesa me nr.445, datë 17.10.1995, për shumën 3600 lek, vërtetim Hotel “Butrinti”, në emër të shtetasit Arben Sefgjini (Tiranë-Sarandë 13-16.10.1995), vol. 6, faqe 46-48;

Urdhër Shërbimi i datës 10.10.1995 (Tiranë-Lezhë) në emër të shtetasin Avni Koldashi, vol. 6, faqe 49

Mandat pagese nr. 115, dt. 19.5.1995, në emër të Avni Koldashi për shumën 700 lek, (fjetje në Hotel “Butrinti” në Sarandë në data 17 e 18.10.1995, vol. 6 faqe 62-64;

Mandat pagese nr. 15, dt. 11.05.1995, në emër të shtetasit Budjon Meçe për shumën 5000 lekë (shpenzime operative sipas autorizimit bashkangjitur të datës 27.09.1995) vol.6 faqe 80-81;

Mandat pagese nr. 21, dt. 28.12.1995, për shumën 5000 lekë (shpenzime operative), në emër të shtetasit Ilir Kumbaro, të cilës i bashkëngjitet autorizimi pa datë i muajt dhjetor 1995, vol. 6, faqe 90-91. etj, etj, etj...

TË PANDEHURIT

Arben Sefgjini

Avni Koldashi

Budjon Meçe

Ilir Kumbaro

DËSHMITARË:

Ziso Kristopuli

Avdyl Loshaj

Bashkim Gazidede

Fatos Klosi

Agim Shehu

Mehmet Haxholli

Beqir Tershalla

Flamur Gjymyshka

Astrit Llanaj

Hamdi Rexhaj

Mevlud Matraka

Lefter Jani

Xhevdet Bashllari

Alfred Duka

Stefan Jano

Adrian Muho

Stefanaq Mekshi

Marin Miraj

Aleks Mikhasani

Viktor Sokoli

Mhill Pjetri

Llesh Cali

Tom Qushku

Gjok Mikhasani

Flora Mikhasani

Mark Frroku

Ilir Cenollari

Besnik Datja

Besim Datja

Bajram Bulica

Shpëtim Pashalli

Maliq Xheka

Sokrat Cala

Riza Shehu

Roland Dedeja

Mehmet Haxholli

Besnik Gjuzi

Eduart Qoku

Ramadan Selmani

Shpend Dibra

Muhamet Nela

Bexhet Muhellari

Nuredin Dervishi

Anibal Basha

Sevdije Hoxha,

Nexhmedin Hoxha

Ardian Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›