Këshilltari i Berishës, kandidat për zv.president i SHBA-së
Tom Rixh, që dy vite më parë nënshkroi një kontratë me qeverinë shqiptare, si këshilltar i Jashtëm, është emri më i përfolur për të qenë kandidat për zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të republikanit Xhon Mekein. Sipas rrjetit prestigjioz amerikan, CNN, Mekeini është duke zhvilluar fushatën e tij parazgjedhore së bashku me Tom Rixhin në shtetin e Pensilvanisë.
Mediat amerikane: Rixh është kandidati
Mediat amerikane raportojnë se tashmë Tom Rixh është kandidati numër një për këtë pozicion, sidomos pas qëndrimit të një dite më parë të kandidatit për President, Xhon Mekein. Gjatë një takimi me punonjës të kompanisë amerikane “Xheneral Elektriks”, një prej punonjësve e pyeti se cilat ishin planet e tij për 90 ditët e para në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Përgjigjja e senatorit ishte lakonike, por kuptimplotë. “Do të thërrasë Tom Rixhin në Uashington nga çdo lloj pushimi që të ketë marrë dhe do ta vendosë në punë”, – tha Mekein, duke kthyer qendrën e vëmendjes të medieve amerikane te këshilltari i qeverisë shqiptare për çështjet e sigurisë, Tom Rixh.
“Duke zgjedhur Rixhin, një katolik dhe ish-guvernator për dy mandate në Pensilvani, mund t’i krijonte shanset e fitimit të këtij shteti. Por, Rixh është liberal në disa çështje, një faktor që mund të kthente kundër Mekeinit segmente të bazës republikane”, – shkruan CNN.
Ndërkohë, gazeta e njohur amerikane, “Los Axheles Tajms” shkruan se “Rixh nuk është zgjedhja më e mirë për zëvendëspresident”, pasi sipas gazetës, një fakt i tillë “do të kthejë kundër Mekeinit ultra-konservatorët republikanë” dhe “mund ta vendosë në vështirësi gjatë zgjedhjeve”.
Përballje me “ish”-ët
Krahas Rixhit, në listën që Presidenti Mekein ka për zgjedhjen e kandidatit për zëvendëspresident, që do të përfaqësojë republikanët në zgjedhjet e nëntorit, janë një numër i madh personalitetesh konservatore politike amerikane, e kryesisht ish-kundërshtarët e Mekein në zgjedhjet brenda partisë. Mediat amerikane raportojnë se emrat më përfolur janë Mit Romni dhe Majk Hakëbi, që humbën në zgjedhje kundrejt Mekeinit. Por duket se Rixh po kryeson garën për të njëjtën shkak për të cilin mund edhe ta humbasë. Mediat amerikane pohojnë se këshilltari i Kryeministrit Berisha është më liberal në shumë politika sociale se baza konservatore amerikane. Kjo, sipas CNN dhe “Los Anxheles Tajms” është një avantazh për sa i përket zgjerimit të bazës së votuesve të Mekeinit drejt qendrës, por disavantazh për sa i përket një përçarjeje të mundshme të republikanëve.
Mbetet të shohim, nëse lobisti amerikan i paguar si këshilltar nga qeveria shqiptare do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e çfarë përfitimesh do të ketë vendi ynë nga ky fakt.
Tom Rixh, këshilltari i qeverisë shqiptare
I njohur si “njeriu i korridoreve të Uashingtonit”, për shkak të njohjeve të shumta në politikën amerikane dhe një nga lobistët më të mirë, Tom Rixh ka qenë për dy mandate guvernator i Pensilvanisë dhe më pas sekretar për Sigurinë e Brendshme të SHBA-ve, në administratën e presidentit aktual, Xhorxh Bush. Më 4 shtator të vitit 2006, një muaj pas një takimi me kryeministrin Berisha, Tom Rixh nënshkroi një kontratë me qeverinë shqiptare, për të qenë këshilltari i sigurisë, i cili do të ndihmonte vendin në “integrimin e Shqipërisë në NATO, si përparësi madhore, strategjinë e sigurisë së vendit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, arsimin, reformën në drejtësi, tërheqjen e investimeve të mëdha amerikane në Shqipëri, zhvillimin e teknologjisë së informacionit, bujqësinë, luftën kundër pastrimit të parave dhe sigurinë në tërësi”, sipas kryeministrit Berisha. Dy vite më vonë, Shqipëria mori ftesën për në NATO dhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ish “punëdhënësi” i Rixhit vizitoi për herë të parë Shqipërinë, çka sipas analistëve tregon se në lobimi i kryer në SHBA, edhe nga Rixh, ka qenë i suksesshëm.