Reagimi: Shpërndarja e certifikatave të printuara nuk ka dështuar
Duke i cilësuar dashakeqe dhe të gabuara pretendimet e paraqitura në disa media se ka dështuar procesi i shpërndarjes së certifikatave elektronike, reagon Ministria e Brendshme, duke deklaruar se ky proces pritet të nisë brenda javës në vazhdim. Fatmir Konja, drejtor i shtypit të MB-së, deklaroi se autoritetet e Ministrisë së Brendshme fillimin e këtij shërbimi e kanë në plan ta nisin gjatë ditëve të mbetura të javës së punës, duke shtuar se “autoritetet e Ministrisë së Brendshme nuk kanë deklaruar ditën e sotme për fillimin e këtij shërbimi, por është përcaktuar kjo javë, e cila është në fillimin e saj, informacion ky që është transmetuar nga mediat e shkruara dhe vizive”. “Në respekt të qytetarëve të cilët presin dhe mbështesin modernizimin e shërbimit të gjendjes civile, Ministria e Brendshme deklaron edhe njëherë se procesi i shpërndarjes së certifikatave elektronike për qytetarët do të fillojë brenda kësaj jave”, - deklaroi z. Konja. Ai shtoi se përurimi i këtij shërbimi të rëndësishëm në rrugën e modernizimit të plotë të shërbimit të gjendjes civile dhe projekteve për regjistrin elektronik dhe dokumentet e reja të identitetit do të kryhet në një nga ditët në vijim. Falë hedhjes së të dhënave në database dhe përfundimit të hedhjes së të dhënave në regjistrin elektronik, shpërndarja e certifikatave në formë të printuar do të shkurtojë kohën e shërbimit kundrejt qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe do të ofrojë sigurinë maksimale.
Gjendjet civile
Gjendjet civile në kryeqytet kanë vijuar dje me shpërndarjen e certifikatave me shkrim dore, ashtu sikundër kanë vepruar edhe më parë. Radhët kanë qenë të gjata, për shkak të pezullimit të punës një ditë më parë, si dhe shtimit të fluksit me ardhjen e emigrantëve. Shpërndarja e certifikatave ka vijuar me shkrim dore, ndërkohë që vetë punonjëset e gjendjes civile e konsiderojnë një arritje shpërndarjen e certifikatave të printuara, jo vetëm si një lehtësim të punës për to, por edhe për dhënien fund të radhëve në këto zyra. Përveç këtyre lehtësirave, punonjëset e gjendjeve civile shtojnë se “certifikatat e printuara kanë më tepër saktësi dhe asnjë gabim në gjeneralitete. Fillimisht, qytetarët do t’i shohin certifikatat për saktësinë dhe më pas nuk do ketë asnjë problem. Më në fund erdhi dita që edhe ne punonjëset e gjendjeve civile të mos punojmë nën trysninë e radhëve të gjata”. Sipas punonjëseve të zyrave të gjendjes civile në disa njësi të kryeqytetit, trajnimi ka përfunduar dhe gati për shpërndarjen e certifikatave të printuara.