E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari i Obamës jep dorëheqjen

 

 Një nga këshilltarët e Presidentit amerikan, Barak Obama, ka dhënë dorëheqjen për shkak të sulmeve të opozitarëve ndaj disa deklaratave të tij. Van Xhons, i cili punonte që në muajin mars për Këshillin për Cilësinë e Mjedisit në Shtëpinë e Bardhë ka kërkuar dy herë ndjesë publike; një herë pasi kishte nënshkruan një peticion në vitin 2001, në të cilin thuhet se qeveria amerikane ishte e përfshirë në organizmin e sulmeve të 11 shtatorit për të justifikuar luftën në Irak, dhe një tjetër për shkak të deklaratave të tij me një gjuhë të ashpër kundër republikanëve, pak para se të merrte vesh se emri i tij ishte ndër propozimet për t’u bërë pjesë e administratës qeveritare. Zbulimi i firmës së tij në peticionin e sulmeve të 11 shtatorit u bë një javë më parë. Në arsyetimin e dorëheqjes së tij, Xhons tha se nuk dëshiron që t’i shpërqendrojë përpjekjet e administratës për t’i miratuar reformat në shëndetësi dhe legjislacionin për ndryshime klimatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›