E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika NATO-s për sulmin në Afganistan

 

 Sulmi në provincën Kunduz të Afganistanit kundër një kamioni-cisternë me karburant që shkaktoi 90 viktima, mes të cilëve civilë, është kryer nga ushtria gjermane, (Bundesveri gjerman) pjesë e NATO-s që operon në atë zonë. Kritikat ndërkombëtare ndaj Bundesverit për sulmin nga ajri janë shtuar. Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Stokholm, Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner e quajti sulmin një gabim të madh. “Secili mund ta stabilizojë tani Afganistanin, në qoftë se bashkëpunon me popullsinë dhe të mos e bombardojë atë”, tha Kushner. Ministri i Luksemburgut, Jean Asselborn mes kritikave tha, “Në fakt unë nuk e kuptoj se si mund të hidhen bombat kaq thjesht dhe shpejt. Duhet të ketë rregulla edhe në NATO. Edhe kur vdes vetëm një civil, ky aksion është një aksion që nuk duhet të ndodhë. Çrregullime të tilla janë natyrisht fatale dhe të këqija për imazhin e NATO-s dhe për botën perëndimore”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›