Lily Alen revoltohet ndaj Elton Xhon: “Shkofsh në djall!”
Përplasje mes yjeve të muzikës ka ndodhur në “GQ Aëards”. Lili Alen dhe Elton Xhon, në fillim janë përqafuar në tapetin e kuq dhe më pas janë përballur ashpër gjatë ceremonisë të ndarjes së çmimeve. Ai që filloi ishte pikërisht Sër Elton. “Ky është momenti më i rëndësishëm i kësaj mbrëmjeje”,- është shprehur Alen duke prezantuar dhe Elton ka shpërthyer: “Cili moment? Ai kur ti shkon për të marrë një pije tjetër?”. Kjo ka mjaftuar që Lili të revoltohet dhe të ulërasë: “Elton Shkofsh në djall!”. Dhe të mendosh që marrëdhënia e tyre dukej aq e sinqertë, në fillim të mbrëmjes. Por pasi piu me radhë disa gota, ndodhi incidenti i papëlqyeshëm i cili mbuloi faqet e të përditshmeve britanike. Ai që ndezi atmosferën ishte Elton i cili me ironinë e tij, ofendoi këngëtaren e cila reagoi ashpër duke thënë: “Unë jam 40 vjet më e re se ty dhe kam gjithë jetën para!”. Por nuk përfundoi me kaq. Elton Xhon shtoi: “Mund të fshihesh edhe poshtë tryezës”. “Shkofsh në djall, nuk e di çdreqin po thua! Së shpejti mendoj se mund të jemi edhe kunata”- u përgjigj triumfuese Lili. Vëllai i saj i vogël Alfi, ishte i pranishëm në këtë mbrëmje, i shoqëruar nga aktorja Xheim Uindstoun dhe një mik i çiftit ka bërë të ditur se Elton dhe djaloshi kanë një histori bashkë. Një mbrëmje e tensionuar për dy këngëtarët, por mjaft argëtuese për publikun në sallë që u kap pas një batute të Elton për Uainhaus: “Emi për fat të keq nuk mundi të ishte e pranishme sonte... por lajmi i mirë është se këtu kemi zëvendësuesen e saj”.
Martin: “Tatuazhet, mënyra më e mirë për të qëndruar larg drogës"
Për të qëbdruar sa më arg drogës mjafton të jemi të apasionuar pas tatuazheve. Një rrëfim i çuditshëm që megjithatë, sipas liderit të grupit Coldplay, Kris Martin, kjo është mëse e vërtetë. “I adhuroj tatuazhet dhe në 30 vitet e jetuara deri tani kam bërë shumë gjëra. Koha mund të kalohet shumë mirë nëse je i martuar dhe nëse nuk drogohesh pasi gazetat menjëherë do të bënin pubike fotot e tua”,- është shprehur këngëtari. Një personazh jo shumë normal shfaqet Kris martin, por i qetë si shumica e këngëve të tij. Motivet e vetme që e bënë të përfundonte në kopertinat e revistave dhe gazetave kishin të bënin me historinë e tij të dashurisë me aktoren Guineth Paltrou që u shoqërua nga një martesë dhe dy fëmijë të mrekullueshëm. I vetmi rrebelim i Martin duket të jetë ai i tatuazheve. Pasioni i tij për ta duket se nuk njeh moshë. “Do t’u këshilloja personave të çdo moshe, 70 apo 12 vjeç të bënin një tatuazh...”,- ka shtuar këngëtari i cili pasi është menduar për disa sekonda është shprehur...” 12 vjeç mbase jo, mbase është shumë herët në këtë moshë”.
4 Shtator 2008