E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë të Shtunë, "Vodafone Party" tek "Folie Terrace"

Mbas një stine vere të mbushur me aktivitete, festa dhe evenimente të rëndësishme muzikore, të tilla si koncerti madhështor i DJ Tiesto apo inaugurimi për herë të parë i një feste magjike në plazhin e Velipojës, "Vodafone Parties" rikthehen në Tiranë për të mbyllur këtë sezon fantastik festash të nisur në fillim të verës po në kryeqytet.

Në këtë atmosferë speciale vjeshte, ditën e Shtunë, datë 3 Tetor, "Vodafone Albania" do të mbyllë festat e saj verore me një eveniment fantastik në ambientet e "Folie Terrace" pranë kalasë. Ritmet e muzikës funky, house dhe disco do t‘ju shoqërojnë përgjatë gjithë mbrëmjes, e cila do të fillojë me Sangria Sunset, do të pasohet nga performanca e DJ Arlindi a.k.a. Tattoo për të kulmuar më pas me Show Time Band, të ftuar specialë të cilët do të performojnë live. Të gjitha këto nën moderimin e Dunja & Maja VJs - VJ abstraction në skenën Vodafone tek "Folie Terrace". Gjithashtu, pas mesnatës, free-shots për të gjithë të pranishmit në ambientet e brendshme të "Folie Bar".

"Pra mos harroni këtë të Shtunë t‘i bashkoheni festës më glamour të kryeqytetit, me muzikën, DJ, artistët dhe gjithçka tjetër fantastike të organizuar nga ‘Vodafone Albania‘", shprehen të gëzuar drejtuesit e kompanisë celulare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›