Këtë javë, temperatura të ulëta, deri -6 gradë Celsius
Temperaturat që do të na shoqërojnë këtë javë do të jenë më të ulëta krahasuar me ditët që kaluam. Reshje shiu dhe dëbore do të jenë të pranishme deri në fund të javës, në mënyrë të veçantë në zonat malore. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, që ditën e hënë kanë nisur uljet e temperaturave të paktën deri në 3 gradë Celsius. Ulja e tyre do të vazhdojë deri në fund të javës, për t‘i lënë më pas vendin kthjellimit të motit dhe rritjes deri në 4 gradë Celsius. Sot në mesditë pritet kalimi i një sistemi vranësirash dhe reshjesh në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimit, reshje shiu do të kemi në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa reshje dëbore në zonat malore. Dje temperaturat kanë shënuar rënie 2-3 gradë Celsius.
Sot temperaturat në zonat malore pritet të zbresin në -6 gradë Celsius. Era do të forcohet deri në 65 km/h në det, dhe si pasojë, deti do të ketë dallgë të larta mbi 3.0 m. Po ashtu edhe nesër do të kemi mbizotërim të vranësirës dhe reshje në të gjithë territorin, zonat malore do të kenë dëborë. Po ashtu dita e enjte, por me pak reshje, kryesisht në jug të vendit, ndërsa e premtja do të ketë më shumë kthjellime dhe alternime vranësirash. Ditën e premte do të mbetemi te reshjet e dobëta me karakter lokal. Sipas sinoptikanëve, fundjava pritet të nisë me mot të kthjellët, por një tjetër sistem vranësirash pritet të shfaqet përsëri të dielën. Temperaturat në mëngjese do të mbeten relativisht të ulëta, ndërsa ato të mesditës nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta konsiderohen normale në këtë sezon. Jemi zyrtarisht në stinën e dimrit dhe temperatura të tilla janë regjistruar vit pas viti, në mënyrë periodike në vendin tonë.