Votuesit kërkojnë zbatimin e kërkesave të tyre
17/06/2005 Zona 25 i paraqet platformën partive kryesore
Një grup qytetarësh, në zonën 25, në Qarkun e Durrësit, i kanë paraqitur partive kryesore disa pika për t'i përfshirë në platformat e tyre qeverisëse. Qytetarët kanë kërkuar një funksionim më të mirë të zyrës së deputetit dhe impenjimin e tij për të marrë mendimin e qytetarëve për çështje të ndryshme. Votuesit kanë kërkuar mbështetje të projekteve antikorrupsion, si dhe zbatim të ligjit për decentralizimin. Në lidhje me infrastrukturën, qytetarët kanë kërkuar investime në rrugë, në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm, në energjinë elektrike, investime në qendra shëndetësore dhe në shkolla. Ndërsa në çështjet ekonomike është kërkuar ndihmë për marrjen e kredive, ulje të akcizës së naftës, ulje të çimimit të farërave, zbatim të ligjit për investimet. Për çështjet sociale është kërkuar rritje të pensioneve dhe të ndihmës sociale, politika mbrojtëse për emigrantët dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore. Qëllimi i paraqitjes së platfomës është për të ndikuar te politikanët për të zgjidhur çështjet që shqetësojnë më shumë zonën. Për të nxjerrë këto kërkesa janë shpërndarë disa formularë në zonën 25, ku vetë zgjedhësit kanë paraqitur kërkesat e tyre.