E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji regjistron Myslym Murrizin kandidat në zonën 62

17/06/2005  Hidhet poshtë vendimi i komisionit të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë dje vendimin e KQZ për përjashtimin nga lista të kandidatit të pavarur në zonën 62, Myslim Murrizi. Me 5 vota pro dhe asnjë kundër, Kolegji Zgjedhor vendosi të marrë parasysh kërkesen e Murrizit për të rrëzuar vendimin e marrë dy ditë më parë nga KQZ, për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve. Kandidati Murrizi, në një prononcim për “Metropol”, ka akuzuar kandidatin e PD-së në zonën 62 për përjashtimin e tij nga KQZ. “Në mënyrë unanime anëtaret e kolegjit rrëzuan poshtë vendimin e KQZ-së për përjashtimin tim nga lista e kandidimit. U vërtetua se të gjitha ishin prapaskenat e Blerim Çelës dhe disa njerëzve që mbështesin atë në Lushnjë, të cilët ngritën dhe padinë në KQZ”, tha Murrizi. Kandidati i pavarur në zonën 62 në Lushnjë, u përjashtua nga lista e kandidimit për falsifikim firmash. Ish-deputeti i PDR akuzohej se ka falsifikuar firmat për të futur emrin e tij në listën e kandidimit si deputet. Çdo person që kërkon të regjistrohet në KQZ si kandidat i pavarur duhet të paraqes në KQZ 7 mijë firma. Murrizi akuzohej se këto firma i kishte falsifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›