Pezullohen bisedimet për debatin Nano-Berisha

17/06/2005 Stafet e dy liderëve në pritje të përgjigjeve të njëri-tjetrit
Bisedimet për debatin televiziv, aq shumë të përfolur mes Kryeministrit Nano dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, që prej më shumë se 7 ditësh, kanë mbetur në vendnumëro. Tashmë nga data e parashikuar për zhvillimin e përballjes kanë mbetur vetëm 6 ditë. Përfaqësuesit të dy kampeve politike presin përgjigjet e njëri-tjetrit, ndërkohë që askush prej tyre nuk lëshon terren për kërkesat e paraqitura. Bllokimi i situatës duket se nuk është shmangur as nga ndërhyra e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të organizuar takimin e shumëkërkuar.
Bisedimet
Burime nga Partia Demokratike shprehen se bisdemet kanë mbetur në vend që prej datës 9 qershor, pasi pala socialiste nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje. Kërkesat e PD-së qëndrojnë kryesisht në emrin e moderatorit që do të drejtojë emisionin. Demokratët kërkojnë që në emision të jenë dhe 4 analistë, dy të propozuar prej opozitës dhe dy prej mazhorancës, që do të kenë të drejtën e pyetjeve. Debati të zhvillohet me një platformë, ku të përfshihen analiza e politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, si dhe platformat e gjithësecilit për katër vitet e ardhshme. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PD-së kanë propozuar si drejtues të këtij debati gazetarin Blendi Fevziu, emër që ka hasur në kundërshtimin e socialistëve. Gjithashtu, demokratët kanë pranuar që në emision të mos jetë vetëm Nano e Berisha, por dhe Meta. Por dhe kjo pikë duket se nuk ka gjetur mbështetjen e PS-së. Megjithatë, stafi i Berishës thotë se ka dhënë propozimet dhe është në pritje të përgjigjes prej socialistëve. Por dhe këta të fundit shprehen se kanë dhënë argumentet e tyre dhe tani po presin reagimin e PD-së. Sipas tyre, janë demokratët ata që nuk kanë kthyer përgjigje për kërkesat e dhëna. Socialistët propozojnë që të zhvillohen dy debate, në dy kohë të ndryshme. Ata kanë kërkuar që politika e jashtme të jetë një çështje thelbësore. Ndërsa transmetimi i debatit të jetë në një vend publik dhe të transmetohet prej një rrjeti televizionesh. PS ka kërkuar që debati të jetë mes Nanos dhe Berishës.
Ndërprerja
Burimet kanë bërë të ditur se prej katër ditësh janë ndërprerë bisedimet mes të dy stafeve. Kjo duket se do të rrezikojë dhe zhvillimin e debatit mediatik. Sipas deklaratave të të dy partive, bisedimet po drejtohen prej dy përfaqësuesve të medias. PD ka angazhuar Mero Bazen, ndërsa PS, Erion Braçen.