Këtu fillon tradhtia kombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës
Nga Luan MULLAJ
Kam dëgjuar këto ditë se Kosova nuk do njoh 28 Nëntorin si ditë feste kombëtare/shtetërore. Nga të gjitha analizat e mia bërë këtij fakti kam arritur ne konkluzionin se, lidershipi kosovar është më afër interesave sllave se atyre shqiptare. Nuk e di se si qëndron ky problem në Maqedoni.
Nëse shqiptarët janë vrarë e prerë, për emrin shqiptar e flamurin kuq e zi, për trojet etnike e liri, veçanërisht në 96 vjetët e fundit për këtë flamur..., është pak çudi në mos heretizëm kjo që ndodhi sot në Kosovë, ti heqësh kosovarëve shenjën e kombësisë, njësoj si ti heqësh nesër edhe emrin që ata mbajnë gjer më sot Kosovë.
Kush është kundër kësaj date e këtij flamuri veç shqiptar nuk është, Kosova me mbi 87% shqiptar, nuk është pakicë, që ta festojë ditën e madhe dhe festën e flamurit pa ceremonial zyrtar, nëse lidershipi saj i sotëm janë shqiptar e bij shqiptari në shekuj, duhet ta lartësojnë jo sheshojnë historinë e saj për interesa të të tjerëve.
Flamuri i shtetit të Kosovës sot nuk është flamuri i shqiptarëve, por i një bashkimi multietnik, që nuk thotë asgjë për historinë e margjinarizuar të Kosovës. Ndërsa flamuri i kuq me shkabën dy krenare në mes, flamuri i 28 Nëntorit bëri që ata të arrijnë aty ku janë sot, pa të ata nuk do arrijnë aty ku duhet të jenë nesër.
Ky komb ka pasur e do ketë tradhtar se po mos të kishte nuk do ishim kështu e këtu ku jemi, në pesë shtete të ndarë, ky moment dha një fakt më shumë.
Internacionalizmi tradhtar i politikanëve shqiptarë duhet të marrë fund njëherë e mirë kudo. Shqiptarët kanë një flamur, një ditë pavarësie, një gjuhë të njësuar, një komb me histori Pellazgo-Iliri-Arbëri-Shqipëri, më i vjetri në trevë dhe ndër më të vjetrit në Europë, ku pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e tij është edhe Kosova.
Turp sa turp për ata, pseudoshqiptarë që drejtojnë dhe ata shqiptarë që i ndjekin pas duke i besuar e votuar ata që i heqin shenjën e shenjtërisë nga mot-dje,sot. Tradhtia nuk duhet votuar asnjëherë përkundrazi duhet ndëshkuar me votë dhe forma të tjera. Cilido shtetar duhet të mos harrojë këtë thënie: ”Do të vdesim të tërë/Për shenjë do na vënë gurë/Për të vajtur do të vemi/Për të ardhur s’do vimë kurrë.” Kosovarët deri tek legjendari Adem Jashari dhe gandi Ibrahim Rugova ikën si shqiptarë me frymëzim në sy e zemër flamurin e kombit të tyre dhe 28 Nëntorin e madh të shqiptarëve kudo në botë. Ai flamur dhe himni i tij janë shenja shqiptare në këtë botë dhe atë të përtejmë, këtë nuk duhet harruar kurrë.
Të paktën tradhtarët ta dinë nëpërmjet fjalëve të tij, se edhe populli të tillë do i vlerësoj sot e mot, historia nuk do i falë, edhe pse ata justifikohen/shfajësohen me një plan Ahtisari, për momentin. Mohime të tilla janë anti Kosovë e anti shqiptare. Ata mohuan luftën dhe dëshmorët e saj për mos të legjitimuar fitoren e lirisë në bashkëpunim me NATO-n, fshinë ditën e dëshmorëve të festuar gjatë 8 viteve dhe atë të çlirimit nga shovinizmi serb, fshinë një pjesë krenare të historisë së Kosovës dhe shqiptarëve. Legjitimuan se nuk janë shqiptar, por çfarë specie janë vallë !?
Dhe bota qesh, serbët tallen .., “Regjioni me shumicë shqiptare i krahinës Serbe të Kosovës” .. pasi u bë Kosova shtet, mohuan kombësinë. Marri, çmenduri. Quajeni si të doni, por shqiptari mos e quani se tradhtia nuk ka shqiptarizëm.
Shërbim më të madh dhe më të mirë pansllavizmit ortodoks serb etj nuk ka si ti bëhej më mirë. Turp, turp, turp. Kosovar jini 100 për qind vigjilent, pasi jeni të tradhtuar në gjënë më të shtrenjtë në shekuj identitetin tuaj shqiptar, AiDinë. ADN-në mos lini tua falsifikojnë kolltukofagët antishqiptarë, me petk të ri apo të vjetër veshur, kudo ku janë. Sot, veç Kosovës dhe kombi është i rrezikuar në Shenjtërimin e tij natyror.
22 Maj 2008