Shkaktarët e tumorit të gjirit tek gratë
Tumori i gjirit është sëmundja më e përhapur te femrat, ku në të gjithë boten shënohen miliona raste vdekjeje në të gjithë botën. Studiuesit thonë se shkaktarët që çojnë në krijimin e tumoreve kanë origjinë të ndryshme. Por, e veçanta e sëmundjes është se nëse kapet në fazat e para, pacientët kanë mundësi më të mëdha për të jetuar. Ndërkohë që kurat që përcaktojnë mjekët janë intensive dhe të shtrenjta.
Parandalimi
Faktori më i rëndësishëm i rrezikut për karcinomën e gjirit është
mosha. Në fakt, rreziku për t’u sëmurur shtohet me kalimin e viteve, dhe përveç kësaj shtohet në raste të tjera si trashëgimia familjare për tumoret e gjirit dhe të vezores; kur nuk ka asnjë shtatzëni (ose shtatzënia e parë pas 35 vjetësh);
mbipesha pas menopauzës. Ndërsa vihet re që aktiviteti fizik ka një rol të favorshëm, nuk është akoma e qartë nëse ekziston ndonjë dietë që mund të reduktojë rrezikun për tumoret e gjirit; gjithsesi këshillohet një konsum sa më i madh i frutave të freskëta dhe i perimeve;
Studimet
Studimet e bëra në të gjithë botën vitet e fundit, kanë lejuar të qartësohet më mirë roli i terapisë hormonale zëvendësuese (domethënë, të atyre ilaçeve hormonale të përdorura nga shumë gra pas menopauzës për të lehtësuar shenjat dhe për të zvogëluar komplikimet e lidhura me këtë fazë të veçantë të jetës). Hormonet, sidomos terapia e kombinuar estro-progestinica, mund të influencojnë në rritjen e rrezikut. Prandaj ndjekja e terapisë me hormone duhet të jetë e justifikuar dhe e kontrolluar.
Parandalimi
Kur flitet për “parandalim” për një sëmundje si karcinoma e gjirit, duhet gjithmonë të dallohen dy strategji të sakta e gjithsesi të ndërlidhura ndaj tyre. Njëra është parandalimi parësor që ka lidhje me zbulimin e faktorëve të rrezikut dhe marrja e masave për të reduktuar rrezikun që deri më sot është e vështirë të aplikohet. Tjetra është parandalimi dytësor që është diagnoza e parakohshme ose më mirë paradhënia diagnostike. Do të thotë të zbulohet tumori në fazat e tij fillestare, kur nuk është akoma klinikisht i vlerësuar (me anë të mamografisë dhe ekografisë) dhe pothuajse në të gjitha rastet komplet
i shërueshëm. Një sektor i ri është parandalimi me ilaçe. Me këtë term ndikohet tentativa për të parandaluar shfaqjen e tumoreve nëpërmjet marrjes së substancave që përmbajnë elemente natyrale ose sintetik, të aftë në reduktimin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Kjo ka filluar që në vitet ’90 dhe rezultatet e para dëshmojnë që, parandalimi me ilaçe vepron me efikasitet në reduktimin e mundësisë së shfaqjes së tumorit të gjirit. Njëkohësisht, është e mundur të eliminohen apo të reduktohen efektet penguese të lidhura me marrjen e ilaçeve mbrojtse.
Si kurohet?
Akoma në ditët e sotme, kirurgjia, është arma më e efektshme në terapinë e tumorit të gjirit. Teknologjitë e ndërhyrjes janë kryesisht dy: konservuese (ruajtëse) dhe shkatërruese. Teknologjia konservuese bazohet në heqjen e një pjese të vetme të sëmurë të gjirit (zakonisht një kuadrant) dhe është e mundur kur tumori është me përmasa të reduktuara.
Teknologjia shkatërruese (mastektomia), është gjithnjë e më e rrallë dhe parashikon heqjen komplet të gjirit dhe është e nevojshme kur tumori është mjaft i përhapur. Në këto raste i drejtohet gjithnjë e më shpesh kirurgjisë rindërtuese, dhe kur është e mundur bëhet në të njëjtën sallë operimi. Por, fatkeqësisht është e mundur vetëm në pak qendra me cilësi të lartë. Të dyja këto teknologji kirurgjikale kërkojnë heqjen e nyjëzave limfatike nën sqetull. Por kohët e fundit, metoda e “nyjëzave limfatike roje” që lejon në analizimin e vetëm një nyjëze limfatike nën sqetull, mund të arrijë të përcaktojë nëse nyjëzat limfatike nën sqetull marrin pjesë apo jo. Me anë të kësaj teknike mund të shmanget hapja (prerja) nën sqetull, duke zvogëluar kështu rrezikun e linfedemës së krahut të operuar.
Radioterapia
Radioterapia është e lidhur me kirurgjinë konservuese, kur ka
rrezik që në indet përbërës të gjirit që ngelet, qeliza tumorale mund t’i japin jetë një rikthimi, (por kjo ndodh vetëm në 5% të rasteve.) Efektet penguese me aparaturat moderne janë minimale.
Terapitë Mjekësore
Këto terapi kanë si qellim të sulmojnë sëmundjen kudo që ndodhet në organizëm, për kurimin e metastazave të shfaqura ose të fshehura. Terapitë Mjekësore ndahen në: kimioterapi, terapi me hormone, terapia imunologjike.
Kimioterapia
Kimioterapia konsiston në dhënien e ilaçeve që shkatërrojnë, me një aktivitet helmues selektiv, qelizat tumorale. Janë me më efekt, kur sa më i lartë të jetë shumimi i qelizave dhe për këtë fatkeqësisht mund të dëmtojnë dhe indet normale aktivisht shumues (palca e kockës, qelizat e zorrëve, bulb i flokut, etj,…)
Terapia me hormone
Terapia me hormone përdor ilaçe që janë në gjendje të bllokojnë stimulimin e qelizave të mundshme tumoriale të pranishme në organizëm, nga ana e hormoneve. Kjo është e vërtetë sidomos në tumoret që përmbajnë të ashtequajturat “hormone recetori (marrës)”.
Terapitë imunologjike
Terapitë imunologjike influencojnë të ashtequajturit “kundërtrupat monoklonalë” që sulmojnë qelizat tumorale me karakteristika bimolekulare të posaçme. Gjithçka më sipër i përket një tumori prezent…
Shenjat për të dyshuar një tumor të gjirit
Në shumicën e rasteve, në ditët e sotme, tumori i gjirit i prezantohet gruas apo mjekut si një nyjëz e fortë gjatë palpimit (prekjes). Çdo nyjëz që shfaqet pas mbushjes së 30 vjetëve, duhet konsideruar i denjë për thellime diagnostike. Gjithmonë e më shpesh është radiologu, që gjatë një mamografie apo
Ekografie, e kryer për diagnostikim të parakohshëm, të shohë një tumor që nuk ndihet gjatë palpimit. Janë rastet e vërteta të sapofilluara që kurohen pothuajse 90%. Disa shenja të tjera të rralla që duhen konsideruar janë: mbledhja e lëkurës, skuqje të lokalizuara apo të përhapura, mbledhje apo ndryshim i thumbit të gjirit, sekrecion gjaku apo sierre e bollshme e thumbit të gjirit, zmadhim i dimensioneve të një nyje nën sqetull. Zakonisht, një tumor që sapo ka filluar nuk jep dhimbje. Çfarëdolloj ndryshimi të pamjes normale apo ndjeshmëri të gjirit
është e nevojshme të përballoni në kohen e duhur problemin, duke iu drejtuar mjekut të familjes. Njëkohësisht, duhet të kontrolloni gjirin nga një specialist, duke diskutuar me të dhe të ndiqni këshillat. Po kështu, të dëgjoni një opinion tjetër, nëse nuk keni ngelur të kënaqur nga i pari.
12 Gusht 2008