E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vjellje dhe dhimbje koke? E ka fajin celulari

16/02/2005  

Përfundimet dalin nga një studim britanik

Pas shumë vëniesh në dukje dhe përgënjeshtrimesh, vjen nga Irlanda një pohim i hidhur për maniakët e celularit. Një ekip mjekësh këmbëngul në të vërtetë, se ka mbledhur provat e para që tregojnë se përdorimi i celularit shkakton shqetësime të tilla, si të përziera, dhimbje koke, marramendje, lodhje, turbullim dhe buçim në veshë. Sipas Shoqatës Ambientale të Mjekëve Irlandezë (IDEA) që ka zhvilluar këtë studim, deri në 5% të përdoruesve të telefonave celularë, paraqet këto shenja dhe mbi këto rezultate, përdorimi i aparatit celular, sidomos nga fëmijët, duhet të kufizohet. Studimi është bërë te një kampion prej 16 vetash, që kishin shfaqur shqetësime të tilla dhe kishin menduar se vinin për faj të celularit. Pas disa muajsh vëzhgimi, gjatë të cilëve pajisën me të dhëna të hollësishme mbi përdorimin e telefonit, vullnetarët iu nënshturan testeve mjekësore, përfshi këtu edhe analizave të gjakut dhe të mëlçisë. 13 nga vullnetarët kishin simptomat e mësipërme në formë të theksuar dhe studiuesit mendojnë se ka ardhur si pasojë e drejtpërdrejtë e radioaktivitetit të aparateve. "Mendojmë se provat e mbledhura deri tani janë tronditëse", ka deklaruar Philip Michael, president i IDEA-s për të përditshmen londineze Evening Standard. Këshilla? Kushdo që has në shqetësime të tilla të ngjashme, duhet të kufizojë përdorimin e celularit sa më shumë të jetë e mundur dhe t’u rrijë sa më larg edhe marrësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›