Kilet në bark, rrezik për sëmundjet e zemrës
Autori i Lajmit: red.
Një lajm i keq për prodhuesit e peshoreve! Kush dëshiron të dijë, për rrezikun që i kanoset nga sëmundja e enëve të gjakut, shtypja e lartë e gjakut ose diabeti, atëhere do duhej bërë matja e perimetrit të barkut.
Deri më tani ka shërbyer pesha trupore, përkatësisht Body Mass Index (BMI), si parametër për shkallën e rrezikut nga sëmundjet e ndryshme. Mirpo, studimet më të reja tregojnë, se perimetri i barkut është faktor thelbësor: nëse zvogëlohet perimetri i barkut për 1 cm, atëherë rreziku për sëmundjet e lartëpërmendura bie për 5%! Perimetri i barkut te femrat duhet të jetë më i vogël se 90 cm, ndërsa për meshkujt nën 100 cm.
Një matje e tillë bëhet thjesht, me anë të metrit (që përdorin rrobaqepset).
Koha e duhur- kur duhet bërë matja:
-në mëngjes
-barku duhet të jetë i liruar nga rrobat
-para pasqyre
Në cilën pjesë të barkut bëhet matja?
Atje ku barku ka perimetrin më të madh. Tek shumica e njerëzve, kjo është në afërsi të kërthizës.
Sa për krahasim, është mirë të bëhet matja e parë gjatë ekspiracionit (frymënxjerrje), matja e dytë gjatë inspiracionit (frymëmarrje). Nëse dallimi në mes dy matjeve bëhet me kohë edhe më i madh, është shenjë serioze për rrezikun nga sëmundjet e sipërpërmendura). Matjen e tretë e bëni në gjendje të relaksuar. Për të qenë më të motivuar, bëni foto krahasuese dhe vlerat i shënoni në të, poashtu dhe datën kur është bërë matja. Matjen tjetër mund ta bëni pas një muaji dhe në fund krahasoni vlerat me ato të muajit të kaluar.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008