E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy në “luftë” për çdo votë

Nicolas Sarkozy po nxiton për t'u rizgjedhur president i Francës. Por sondazhet flasin kundër tij dhe kohë nuk ka, madje as për Sarkozynë.

Ai është përditë i pranishëm në mediat franceze: Herë me një letër drejtuar francezëve, herë në një takim direkt me qytetarët dhe herë polemik në fushatën zgjedhore. Për fjalët e qarta është i njohur francezi me origjinë hungareze dhe greko-hebrenje.

Famë ndërkombëtare Nicolas Sarkozy arriti në qershor të vitit 2005. Atëherë ai vizitoi familjen e një djali njëmbëdhjetë vjeçar, që ishte vrarë gabimisht nga një plumb qorr në betejën mes bandave në qytetin La Courneuve, pranë Parisit.

Më 6 Maj 2007 ai u zgjodh për herë të parë president i Francës. Edhe në politikën e jashtme ministri deri atëherë i Brendshëm gjeti vijën e vet. Në vizitën e tij të parë në Berlin, ai deklaroi se nuk ekziston asgjë, për të cilën, pas kaq shumë provave, të mund të sakrifikohej miqësia francezo-gjermane.

Megjithatë, vlerësimet për Sarkozy në sondazhe kanë renë prej kohësh. Rivali kryesor i Sarkozysë në zgjedhjet presidenciale do të jetë kandidati i socialistëve, Francois Hollande.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›