Kim Kardashian, me fotografi seksi për “Twitter”
E kishte bërë edhe më herët, rreth dy muaj më parë. Por Kim Kardashian nuk ka mundur t’i rezistojë thirrjes së “Twitter”-it dhe ja ku vjen sërish, me një palë bikini të mrekullueshme dhe trupin që të lë pa fjalë. Kanë qenë rreth një mijë fansa që kanë komplimentuar modelen dhe format e saj. Bukuroshja amerikane tashmë është e sigurt se “Twitter” është pa dyshim kanali më I sigurt për të komunikuar me fansat dhe të vihesh në dukje ashtu siç duhet. Arsyet janë të qarta për të gjithë. Një fizik që fansat janë mësuar ta admirojnë, shpesh edhe nudo. Në pah vihet kryesisht pjesa e sipërme e trupit, gjoksi dhe barku plot muskuj. Modelja me origjinë armene, skoceze dhe holandeze është e bija e Robert Kardashian, avokatit të famshëm që mbrojti O.J. Simpson në procesin për vrasje.
26 Nentor 2009