E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Princi i Asturias”, një cermoni e veçantë për Kadarenë



Akademia e Shkencave dhe ambasada spanjolle në Tiranë, kanë organizuar një takim me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, pas marrjes së çmimit “Princi i Asturias” për letërsinë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë drejtuesit më lartë të shtetit dhe shoqërisë civile shqiptare, si kryeministri Berisha dhe zvëvendëskryminsitri Meta, akademikë, shkrimtarë dhe miq të shkrimtarit. Kadaresë iu dorëzua nga ambasadori spanjoll në Tiranë Montobio edhe trofeu i cili mishëron çmimin prestigjioz “Princi i Asturias”. Diplomati spanjoll Montobio e vlerësoi me fjalët më të përzgjedhur veprën e shkrimtarit Ismail Kadare i cili sipas tij, lëvroi letërsi të nivelit ndërkombëtar në kohën e ndrydhjes më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa kryeministri Sali Berisha përveç se e cilësoi Kadarenë si mbretin e letrave shqipe tha se ai është edhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kontinentit evropian. Ndërsa në fjalën e tij shkrimtari Ismail Kadare u shpreh: “Këtu u thanë shumë gjëra, mu bën shumë lavdërime. Të dëgjosh lavdërime nuk është aq e lehtë, megjithëse mund të duket për disa, që kanë shumë qejf ti dëgjojnë lavderimet. Unë nuk jam ndonjë qënie e jashtëzakonshme, megjithatë është krahas kënaqësisë dhe pak vështirë. Nuk do tu torturoj me fjalë të gjatë, do tu them vetëm sinqerisht nga zemra ju faleminderit”.

26 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›