Nikol Kidman, aktorja do të bëhet sërish nënë?!
Ajo mbulon barkun me njërën dorë, dhe në të njëjtën kohë duket sikur do ta vërë më tepër në dukje, me një fustan të tejdukshëm I cili nxjerr në pah të gjitha linjat e trupit të aktores. Por ajo që mund të shohim nga fotografitë është një bark I rrubullakosur lehtë. Mos ndoshta Nikol është shtatzënë? Me sa duket, nga imazhet e shkëputura nga AMA, American Music Awards përgjigjja mund të ishte një: po. Aktorja australiane madje ka bërë shaka me fotografët, të cilët shkrepin aparatin pa fund dhe në një çast Kidman vendos gishin para gojës si për t’i porositur të e bisedojnë me njeri këtë që shohin. Kidman duket se nuk dëshiron të humbasë më kohë. Pas martesës me bashkëshortin Keith Urban kanë qenë të shumta përpjekjet për të sjellë në jetë fëmijë dhe një vit e gjysmë më parë ata lindën vogëlushen Sandej Rous Urban. Tani me sa duket, çifti dëshiron t’I dhurojë një motës ose vëlla të voglës Sandej.
26 Nentor 2009