E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina Koncertore 2009-2010, sjell Palombon dhe Suela Mullaj me Orkestrën e RTSH-ës



Në kuadër të Stinës Koncertore 2009-2010, dje në Pallatin e Kongreseve u mbajtë një koncert simfonik nga Orkestra Simfonike RTSH-së nën drejtimin e maestros Massimo Palombo, dhe në violinë një nga talentet më në zë shqiptare në Itali, Suela Mullaj si dhe Aleksandër Zyumbrovski, një violonçelist ukrainas me një repertor jashtëzakonisht të pasur. Në program u përfshin dy uvertura të Rossinit si dhe një koncert për violinë, violonçel dhe piano i L. Van Beethoven. Virtuozja shqiptare, Suela Mullaj, e cilësuar tashmë nga kritika evropiane, si violinistja që tundon Sibelius, zhvillon aktivitetin e saj artistik në Orkestrën e Dhomës të BE-së. Soliste prej gjashtë vitesh me këtë formacion artistik, Suela Mullaj është koncertuese solistike në Konservatorin Verdi të Milanos dhe në një tur aktiv evropian, që kap shifrën e rreth 150 koncerteve, me një repertor muzikor që lëviz në hapësirat mes koncerteve romantikë dhe kompozitorëve modernë të shekullit. Suela luan në një violinë “Fernandus Galliano 1761”, dhuruar me bujari nga Fondacioni “Pro.Canale”. Massimo Palumbo konsiderohet sot nga kritika dhe publiku si një nga realitetet më të rëndësishëm pianistikë të gjeneratës së tij dhe repertoi i shumtë si dirigjent fillon që nga operat italiane të viteve ‘800 e deri tek kompozimet e Bach dhe Bethoven. Që nga viti 2000 ai është drejtor artistik dhe muzikant në Orkestrën e Dhomës të EU-së, me një repertor koncertal që prek tri qytetet e kulturës muzikore evropiane, Milano, Vjenë dhe Berlin. Të dy interpretuesit kanë qenë pjesëmarrës të përhershëm edhe në Verën e Ohrit, festivali i përvitshëm kulturor që mbahet në qytetin e Ohrit.

Ministria e Kulturës pranohet si anëtare e IFAÇA
Mbështetje më shumë për artin dhe kulturën në vendin tonë sjell pranimi i MTKRS në prej strukturave evropiane që kanë si qëllim kryesor zhvillimin e artit dhe kulturës. Para disa ditësh IFAÇA pranoi si anëtare të sajën, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Ky lajm erdhi fill pas pjesëmarrjes si delegatë, në Samitin e Katërt Botëror të Arteve dhe Kulturës, të mbajtur në Afrikën e Jugut , me 21 shtator 2009 të përfaqësuesve të MTKRS, shefit të kabinetit të këtij institucioni dhe kompozitori z. Flamur Shehu dhe Drejtores së Rinisë, znj. Migena Reçi. IFAÇA është një netëork global i këshillave të artit dhe ministrive të kulturës nga e gjithë bota. Ajo është krijuar në vitin 2000 dhe objektiva e këtij institucioni global me shumë peshë në kulturën e shekullit të 21, është forcimi i kapacitetit të artit dhe agjencive kulturore kombëtare për t’u ndeshur me sfidat dhe shanset e globalizimit dhe ndryshimeve teknologjike nëpërmjet përmirësimit të aksesit të njohjes rreth praktikave më të mira në mbështetjen publike për artin dhe kulturën , përmirësimin e menaxhimit dhe shkëmbimin e përvojave dhe ideve në këtë fushë. IFAÇA është një organizatë që ofron mbështetje publike për artet në rang ndërkombëtar dhe kombëtar.

26 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›