Kina dhe Shqipëria, rikthim pas „nostalgjinë komuniste“
27/05/2005 Bashkëpunimi ndërarkivor Shqipëri-Kinë, për herë të parë një marrëveshje
Pas një viti tratativash, propozimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit ndërarkivistik me partnerët kinezë, u bë realitet konkret. Marrëveshja u nënshkrua dje, në ambientet e DPA-së, ku pala kineze përfaqësohej nga një delegacion i Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Kinës, i kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Yang Donquan, që po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Shqipëri. Pavarësisht nga marrëdhëniet tepër të ngrohta midis dy vendeve në vitet '60-'70, "çuditërisht, në fushën e arkivave nuk ka patur asnjë bashkëpunim në fushën e arkivave", u shpreh për "Metropol", drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani. Marrëveshja përmban angazhimin e palëve për informimin e ndërsjelltë, për pasuritë arkivore që ruajnë rrjetet arkivore për njëra-tjetrën. Sipas programit, veç vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, delegacioni kinez ka zhvilluar takime me funksionarë dhe autoritete të larta publike shqiptare, takime në të cilat ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i RP të Kinës në Tiranë, Tian Chiangçun. Arkivat e Shqipërisë dhe institucionet shkencore-kërkimore të RP të Kinës, kanë trashëguar një traditë bashkëpunimi, që njeh kulmin e saj në vitin 1971, kur dy kodikët më të vjetër të Shqipërisë dhe ndër më të vjetrit në Botë, Beratinus-1 dhe Beratinus-2, u ringjallën në ateljetë e mjeshtrave restauratorë kinezë, të cilët punuan me një impenjim dhe kulturë shembullore, që sot çmohet nga institucione të specializuara në Botë. Ndryshe prej burimeve anglo-amerikane, ruse apo dhe jugosllave, të cilat, të paktën, pjesërisht janë bërë të njohura, burimet kineze për zhvillimet në Shqipëri ende janë thuajse krejtësisht të paprekura nga studiuesit vendës, sikurse ndodh edhe me burimet shqiptare për zhvillimet në Kinë. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, pala shqiptare e ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm për të "informuar palën kineze për rëndësinë e arkivave shqiptare për historinë e Kinës moderne. Vetëm takimet e nivelit të lartë politik-shtetëror dypalësh, të zhvilluara në Tiranë gjatë periudhës së miqësisë shqiptaro-kineze, janë rreth 500. Shumë nga procesverbalet për këto takime përmbajnë 100-200 fletë". Vizitat dhe takimet janë zhvilluar me reciprocitet, prandaj pasuria arkivore për Shqipërinë që ruhet në Kinë është jo më e pakët. Në arkiva ruhen jo vetëm procesverbalet, por edhe shënimet personale të mbajtura me dorën e udhëheqësve komunistë të Shqipërisë, pa përjashtim, që nga B.Balluku e H.Kapo, deri tek M.Shehu e E.Hoxha. Ruhen po ashtu edhe shënimet kritike të tyre mbi korrespondencën e këmbyer. Drejtori Sinani beson se, "shkëmbimi i burimeve do të mundësojë që gjysmë të vërtetat e dokumenteve shqiptare për persona, zhvillime dhe ngjarje të rëndësishme të së shkuarës, burimi apo fati i të cilave ka qenë i lidhur me Pekinin, të kenë një kuptim më të qartë në historinë shqiptare". Gjithashtu, pala kineze ka propozuar krijimin e një qendre rajonale shqiptaro-kineze për restaurimin e dokumenteve. Instalimi i një laboratori restaurimi në AQSH, do të jetë dhe një rivlerësim i traditave miqësore midis dy vendeve dhe një promovim i shkollës kineze të restaurimit në Evropë. Gjatë bisedimeve u konfirmua se Kina ka teknologji të shkëlqyer të restaurimit të letrës dhe pergamenës.