Senati voton Klinton-in si Sekretare Shteti
Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit amerikan votoi dje pro caktimit të Hilari Rodham Klinton në postin e Sekretarit të ardhshëm të Shtetit, teksa demokratët nënvizuan se kjo shënonte largimin nga rruga e konflikteve të armatosura dhe drejtimin te diplomacia. Aprovimi me 16 vota pro dhe një kundër nga komiteti i shtron rrugën edhe miratimit në kongres të kandidaturës së ish-zonjës së Parë në çastin kur Obama do të marrë në dorë zyrtarisht postin e Presidentit më 20 janar.