E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba rreth tendës së Karzait



Presidenti Hamid Karzai ka braktisur tendën ku po zhvilloheshin bisedimet e paqes pas më pak se një ore i shoqëruar nga truprojat e tij dhe një mori forcash ushtarake, pasi në zonën rreth vendit ku ishte vendosur tenda po dëgjoheshin krisma të forta. Punimet e Asamblesë konsultative të paqes kishin nisur në Kabul në praninë e 1.600 delegatëve afgani dhe të ftuarve specialë. Zhurma e eksplozivëve u dëgjua fort në sallën, ku ishin mbledhur liderët e fiseve, që po flisnin për perspektivën e paqes me talebanët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›