Kina prodhon “kallashnikovë” posaçërisht për Shqipërinë
16/04/2005 Cili ishte drejtimi që mori plenumi i KQ, në vitin 1977? Si e konsideroi Enveri marrdhëniet me Kinën në raportin e tij? Kina kërcënon Shqipërinë për ndërprerjen e ndihmës. Cili ishte shantazhi që Kina i bën ekonomisë shqiptare? Pas Kinës, me cilat shtete Shqipëria vendosi marrdhënie tregtare?
Ideologjizimi i politikës së jashtme, ndjekja e steriotipeve kineze të viteve 60-të, në njëfarë mënyre e kishin nxjerrë Shqipërinë nga sfera e interesave ndërballkanike e ndëreuropiane
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
Në mesin e nëntorit të vitit 1977, u zhvillua plenumi i KQ të PPSH-së, ku E. Hoxha mbajti raportin mbi veprimtarinë armiqësore antimarksiste të PKK-së, teksti i përshtatur i të cilit u shpërnda në të gjitha organizatat e partisë. Ish aleatët u akuzuan dhe për “zgjerimin demonstartiv të marrëdhënieve shtetërore e partiake me Jugosllavinë” dhe për pritjen e Titos me nderime e bujë si dhe për qëndrimin tolerues ndaj tregut të përbashkët e KNER-it.
Konfliti u thellua dhe në 7 korrik të vitit 1978, udhëheqja kineze i njoftoi Tiranës vendimin e vetë për ndërprerjen e kredive e të ndihmës ekonomike e ushtarake si dhe tërheqjen e të gjithë specialistëve kinezë. Më 29 korrik të vitit 1987 KQ i PPSH-së i dërgoi KQ të PKK-së një letër, në të cilën bëhej bilanci i bashkëpunimit politiko-ekonomik 15-vjeçar. Krahas kritikës për socializmin shumëformësh kinez, i cili njësohej me modelin “revizionist” sovjetik, bëheshin dhe qortime konkrete. Sipas letrës, dilte se nga 35 objektet, që do të ndërtoheshin me ndihmën e Kinës ishin përfunduar vetëm 15, ndërsa të tjerët qenë shtyrë. Kina akuzohej dhe për furnizimin me pajisje të vjetëruara e për mosdhënien e kredive në mënyrë të plotë etj.
Përgjigja e palës kineze i quante akuzat të pabaza dhe vinte në dukje ndihmesën shumë të madhe të Kinës për ekonominë shqiptare. Ishin mbresëlënëse shumat e kredive, prej të cilave ekonomia shqiptare deri në vitin 1978 kishte thithur vetëm 75%. Ndërsa ndihma ushtarake kishte qenë dy herë më e madhe nga ajo ekonomike. Numri i “kallashnikovëve” të prodhimit kinez kishte qenë kaq i madh, sa mjaftoi që në vitin 1977 të armatoseshin të gjithë bandat brenda vendit dhe pjesërisht ushtria çlirimtare e Kosovës. Me një fjalë u përsërit situata e viteve 1961-1992, kur ndodhi “divorci” sovjeto-shqiptar.
Në verën e vitit 1978, ndihma kineze u ndërpre plotësisht dhe propogandistët shqiptarë zunë të deklaronin se tani vendi duhej të mbështetej kryesisht në forcat e veta. Kjo tezë është mjaft e diskutueshme, sepse edhe në periudhën e marrëdhënieve më të mira me Kinën qenë rivendosur lidhjet tregëtare me vendet e KNER-it dhe qe zgjeruar në mënyrë të dukshme numri i vendeve Europiane, me të cilat Shqipëria bënte tregëti mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe. Pas vitit 1978, vëllimi i këmbimit të mallrave me Kinën praktikisht kishte shkuar në zero dhe u plotësuan nga lidhjet me vendet kapitaliste e revizioniste, për më tepër duke respektuar një mënyrë të detyrueshme saldot pozitive. Në marrëdhëniet me vendet europiano-lindore, filluan të nëshkruheshin kontrata tregëtare afat gjata deri në 5 vjet. Madje dhe me Greqinë, lidhjet diplomatike me të cilën qenë rivendosur vetëm në vitin 1971, marrëveshja e parë tregëtare me afat trevjeçar qe nënshkruar në vitin 1972. Pavarësisht nga mosmarrëveshja e papajtueshme ideologjike me udhëheqjen e saj, Jugosllavia zinte pozita parësore midis vendeve europiano-lindore për lidhjet tregëtare me Shqipërinë. Në mesin e viteve 70-të, u vendosën dhe lidhjet tregëtaro-ekonomike drejtpërdrejt me Kosovën.
Por politika e Shqipërië vazhdonte të ishte e shkëputur nga proceset ndërEuropiane. Vendimi per mospjesëmarjje në përgatitjet e konferencës së Helsinkit, u mor në nëntor-dhjetor të vitit 1972, domethënënë periudhën kur aleancame Kinën qe e frutshme. Edhe procesi i Helsinkit, edhe Konferencae Vjenës, e korrikut të vitit 1972 përproblemet e shkurtimit të ndërsjelltë të ushtrie dhe aramatimeve në Europën Qëndrore, edhe arimi i vendeve ballkanike, që mezi po zgjoheshin, gjykoheshin nga udhëheqësit shqiptarë ponë frymën e teorisë kinezë të drejtimit të botës nga dy superfuqi, të cilave do tu bahskangjitej përherë edhe revanshizmi gjermano-perëndimor, si rreziku i drejtpërdrejtë i paqes në Europë. Shqipëria ishte i vetmi shtet i Europës, që hodhi poshtë që në fillim pjesëmarrjen në përgatitjen e mbledhjes për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, e më pas dhe punimet e saj. Aktin përfundimtar të Helsinkit të vitit 1975 E. Hoxha e karakterizoi si një “farsë të luajtur nga dy suprfuqitë me qëllim që të siguronin dhe të ligjëronin zonat e tyre të influencës në Europë”.
Ideologjizimi i politikës së jashtme, ndjekja e steriotipeve kineze të viteve 60-të, në njëfarë mënyre e kishin nxjerrë Shqipërinë nga sfera e interesave ndërballkanike e ndëreuropiane. Kur Kina filloi të çlirohej nga syzet ideologjike në politikën e jashtme, e më pas, dhe në politikën e brendshme, PPSH-ja mori flamurin e “marksizëm –leninizmit të vërtetë” dhe për shumë kohë Tirana u bë qendra, nga ku mund të flisnin përfaqësuesit e rrymave majtiste të lëvizjes komuniste e punëtore botërore. RPSH-ja kishte marrëdhënie diplomatike, tregëtare e kulturore me 72 vende të botës, ndërsa mbetej në thelb një vend i mbyllur, i izoluar nga bota e jashtme. U bë e patundur formula se Shqipëria “nuk do të vendosë kurrë marëdhënie me imperializmin e SHBA-së dhe social-imperializmin e Bashkimit Sovjetik”.
Më 18 dhjetor të vitit 1976, Kuvendi Populor miratoi kushtetuten, sipas së cilës vendi mori emërtimin e ri-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (RPSSH). Kushtetuta përforcoi mitin ideologjik të socializmit ideal, gjoja të ndërtuar në vend, ndërsa në esencë sanksionoi parimet jo fryt dhënëse të ekonomisë popullore dhe kufizoi dukshëm të drejtat sociale të punonjësve. E hartuar me shprehje të fryra, ajo e shpallte RPSSH-në shtet të diktaturës së proletariatit, ku uniteti i popullit rreth PPSH-së “bazohet në alencën e klasës punëtore”. Në nenin 3 thuhej, se PPSH-ja ishte pararoja e klasës punëtore dhe e vetmja forcë politike udhëheqëse në shtet dhe në shoqëri”. Ideologjia e marksizëm-leninizmit shpallej mbizotëruese në RPSSH dhe parimet e saj përbënin bazën, mbi të cilën qe ngritur ndërtesa e “regjimit shoqëror socialist”.