“Post mortem” për Jup Kastratin
16/04/2005 “Dekanit të albanologjisë”, për një nga figurat më të spikatura të shkencës gjuhësore, prof.Jup Kastratin, është organizuar një ditë më parë një takim mes miqsh, kolegësh e bashkëpuntorësh, duke kujtuar dhe 81-vjetorin e lindjes së profesorit. Dy vjet pas ndarjes nga jeta, profesori me zërin e veprave të tij, rigjendet mes publikut lexues shqiptar të flasë me forcë, sërishmi.
Në këtë rast, në mjediset e “Friend’s book house” janë promovuar dy vepra të reja të tij. Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe në veçanti studiuesi i profesor Kastratit, që në të gjallë të tij, Magister Begzad Baliu, botoi 2 vepra me shumë rëndësi: “Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit”, Prishtinë 2005; “Profesor Jup Kastrati për Kosovën”. Vepra e parë, e hartuar me skrupolozitet dhe saktësi shkencore nga ana e autorit kosovar, evidenton faktin e njohur që, në historinë e kërkimeve dhe të studimeve albanologjike emri i prof.Kastratit është sinonim i gjurmuesit, studiuesit dhe sintetizuesit të madh, prandaj është e kuptueshme pse studimi i veprës së tij do të duhej të fillonte me studimin e asaj trashëgimie të botuar dhe në dorëshkrim, e cila përfshin njerën prej fushave më të frytshme të tij, bibliografinë. Tre janë aspektet themelore të ravijëzuara në këtë botim të figurës poliedrike të Kastratit:
Së pari, prof.Kastrati është jo vetëm bibliograf (një nga shumë fushat e suksesshme të lëvruara prej tij), por edhe promovuesi shkencor i bibliografisë, autori i programit shkencor për themelimin e një Qendre të Bibliografisë shqiptare. Ai i takon asaj shkolle historike që e ka përcjellë dhe e ka ndërtuar bibliografinë shqiptare që në fillimet e saj; së dyti, ai ka mësuar dhe ka trashëguar rezultatet më të mira që kanë arritur bibliografët më të mëdhenj deri më sot; së treti, ai ka krijuar një traditë të metodës për secilin studiues shqiptar, që pretendon të shkruaj një ditë “Historinë e albanologjisë”, ose njërën prej periudhave të saj.
Vepra e dytë që u prezantua është: “Profesor Jup Kastrati për Kosovën”. Bëhet fjalë për një përmbledhje artikujsh, studimesh, opinionesh të profesorit mbi Kosovën. Kjo përmbledhje synon të arrijë së paku dy elemente thelbësore:
e para, të shquajë edhe një interesim njohjeje të veprës së profesor Kastratit, pjesë përbërëse e së cilës është kjo përmbledhje; së dyti, të dëshmojë preokupimin e përhershëm të studiuesve shqiptarë, pra, edhe të profesor Kastratit për Kosovën. Kjo vepër, e botuar “post mortem” nga studiuesit Begzad Baliu dhe Baki Svirca, pretendon të jetë një kujtesë për historinë tragjike të Kosovës, një histori e personaliteteve me të shquara kombëtare si dhe një histori personale e angazhimit të profesor Kastratit për Shqipërinë, në përgjithësi, dhe Kosovën në veçanti.