E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëton Intri , 4 ndeshje pa tifozë

16/04/2005  Pas incidenteve në euroderbi, UEFA është kufizuar me skualifikim të fushës dhe me një gjobë “të majme”

Më në fund ka ardhur dhe vendimi i shumëpritur i UEFA- s në lidhje me ngjarjet që çuan në pezullimin e euroderbit të Milanos. Interi do të duhet të luajë 4 ndeshjet e ardhshme shtëpiake të kupave të Evropës me dyer të mbyllura. Është ky ndëshkimi që ka dhënë organi më i lartë i futbollit evropian për Interin, që ka shmangur në këtë mënyrë skualifikimin e mundshëm për një vit nga kupat e Evropës. Përveç këtij dënimi, Interi është dënuar edhe dy ndeshje shtesë me kusht, 248 mijë dollarë dhe humbjen 0 : 3 në derbi. Një dënim i rëndë për klubin zikaltër në planin ekonomik, por gjithsesi shumë më mirë se përjashtimi nga kompeticionet evropiane për një vit, që ishte një hipotezë mëse e mundshme pas atyre që ndodhën në derbin me Milanin. Ndërkaq, klubi i Masimo Moratit do të duhet të heqë dorë nga të ardhurat e turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve, në rast se skuadra do të arrijë të ruajë vendin e tretë në renditje, si dhe dy ndeshje të tjera në çdo kompeticion evropian, por në 3 vitet e ardhshëm mund të shtohen edhe dy ndeshje dënim, në rast se do të ketë përsëri trazira në stadium. Përveç kësaj, komisioni disiplinor i UEFA- s ka ndryshuar edhe rezultatin e ndeshjes së kthimit midis Interit e Milanit, nga 0 : 1 në 0 : 3 në favor të kuqezinjve, duke e çuar kështu rezultatin e përgjithshëm në shifrat 0: 5 për Milanin. Megjithë dënimin e ashpër, drejtuesit zikaltër nuk duket se janë mërzitur shumë dhe nuk kanë ndërmend të apelojnë, duke pasur parasysh se rrezikohej shumë më tepër se kaq, sepse një përjashtim nga kupat e Evropës do të ishte një shkatërrim në të gjitha drejtimet. Gjithsesi, vendimi i komisionit të apelit nuk ka përfshirë një apelim të Interit, duke e bërë vendimin të pandryshueshëm. Në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm presidenti zikaltër Faketi, drejtuesi Filuki dhe avokati Rafaeli, që e kishte ndërtuar tezën mbrojtëse në bazë të mospërfshirjes së klubit në ngjarjet e shëmtuara të derbit, duke qenë se këto do ta dëmtonin jashtëzakonisht. Përveç dënimit të fushës, ka ardhur edhe një gjobë prej 248 mijë dollarësh, ndaj është e lehtë të kuptohet se gjithë ajo çmenduri e tifozëve ultras ka rënduar vetëm në kasat e Interit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›