Tango austriake në Tiranë dhe Shkodër
16/04/2005 Muzikë gërvishëse, plot pasion, tango apo fado, vjen nga një qytet i madh. Për dy ditë rresht, në Shqipëri do të jenë mysafirë banda muzikore austriake. Nën kujdesin e ambasadës austriake në Tiranë, në Akademinë e Arteve Tiranë, si dhe në teatrin “Migjeni” në Shkodër, në datat 21 dhe 22 prill do të organizohen koncertet “Wiener Art Schrammeln". Ajo është si muzikë popullore, ashtu edhe muzikë artistike. Koncerti austriak pritet të befasojë me një stil muzikor, të cilësuar nga një dyshe vëllezërish, ku tregohet nga vendi i veçantë i „Schrammeln“ në skenën muzikore krijuese të Vjenës, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Wiener Art Schrammeln dëshirojnë ta mbajnë në jetë dhe ta rizbulojnë muzikën e vërtetë dhe të vjetër vjeneze. Nga ana tjetër, këto na surprizojnë me kompozimet e tyre të reja, me shpresën që edhe ato një herë do të bëhen të vjetra. Shanset për këtë janë të mira. Kuinteti përbëhet nga instrumentistë si: Alfred Pfleger (Violinë), Chrisoula Kombotis (Violinë), Gertrude Kisser (Akkordeon), Kurt Obermair (Kontragitarre), Ursula Slawicek (këngëtare). Për këtë koncert kanë bashkëpunuar dhe institucionet me emër si Zyra e Magjistratit të qytetit të Vjenës, “Austrian”, “Raiffeisen Bank Albania” dhe Konsullata e Nderit Austriak në Shkodër, të cilët mundësuan realizimin e këtyre koncerteve.