E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina shënon rritje ekonomike, ndërsa vendet e tjera janë në krizë

Arritja
Nëse do të ecë me këto hapa, do të zërë vendin e dytë në botë brenda këtij viti

Të enjten Kina deklaroi se ekonomia e saj është rritur me 10.7% në katër muajt e fundit, krahasuar me një vit më parë dhe vendi ka vazhduar ecjen përpara, pavarësisht se shumë vende janë zhytur në krizë ekonomike. Madje kjo rritje është shumë më e lartë nga sa e kishin parashikuar vetë liderët kinezë. Nëse vendi do të vazhdojë që të mbajë këtë ritëm të lartë, Kina në fund të këtij viti do të jetë ekonomia e dytë më e fuqishme e botës, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët kinezë janë të shqetësuar vetëm për inflacionin dhe të ashtuquajturat flluska, sidomos ato në industrinë e ndërtimit dhe në kreditë për blerjen e shtëpive që sollën një krizë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 vjet më parë. Këto rezultate janë publikuar në gazetën partiake dhe sigurisht që meritë për këtë ka partia.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›