BB Merkel mungese vizioni ne manaxhimin e krizes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vihet nën breshëri akuzash nga Banka Botërore për mungesë vizioni në manaxhimin e krizës së borxheve të Eurozonës. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick kritikoi ashpër qeverinë gjermane, e në veçanti Merkel, duke thënë se po përballen me këtë krizë pa ndonjë plan të qartë. E kjo do të kushtojë shumë, ka paralajmëruar Zoellick.
Në një intervistë të botuar pjesërisht në Javën Ekonomike, Zoellick ka theksuar se shumë gjëra në politikë bëhen si me zor, pa vizion, por ekonomia dhe tregjet kanë nevojë për orientim dhe qartësi. Ai e krahason udhëheqjen e tanishme me atë të 20 viteve më parë, kur u shpërbë blloku lindor. E sipas Zoellick në atë kohë kancelari Kohl kishte vizion i cili mungon në kohët e sotme. “Sa më shumë që të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë para kushton kjo, dhe aq më pak mundësi për zgjidhje do të ketë".
Kancelarja Merkel u takua me Zoellick vetëm disa ditë më parë në lidhje me krizën në Eurozonë. Shefja e qeverisë gjermane është ndër më aktivet në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve për krizën e borxheve, ndërsa pritet të takohet edhe me presidentin Sarkozy për masa të reja që kanë të bëjnë me mospërhapjen e modelit grek në ekonomitë e tjera të Eurozonës dhe sigurinë e sistemit bankar.
Por, Zoellick i bën thirrje Gjermanisë të marrë edhe më shumë përgjegjësi për të zgjidhur krizën. "Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ndodhet para zgjedhjeve presidenciale, Italia po përfshihet nga turbulencat, Britania e Madhe nuk është pjesë e Eurozonës", thotë ai duke nënkuptuar se gjermanët do të mbajnë sërish peshën kryesore në këtë situatë.
Juli Prifti