Kinë, ekzekutohen 2 ujgurë
Autoritetet lokale në Kinën perëndimore informuan për ekzekutimin e 2 të dyshuarve në pjesëmarrjen e dhunës në qytetin e Kashit.
Në deklaratë thuhet se që të dy janë ekzekutuar në vend nga policia që ishte në proces të zënies së tyre.
Autoritetet kineze kanë akuzuar ekstremistët fetarë myslimanë të udhëhequr nga njerëzit që janë trajnuar në kampet terroriste përtej oqeanit, se kanë orkestruar dhunën që la të vdekur 18 persona dhe dhjetëra të lënduar.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë të qeverisë se Kashit, tha se nga një hetim fillestar i policisë, është zbuluar se liderët e grupit që qëndrojnë pas dhunës kanë mësuar për ekplozivët dhe armët e zjarrit në Pakistan në një kamp të separatistëve të quajtur “Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor”.