Rusia: Siria të ndalojë dhunën ndaj civilëve

Rusia ka dënuar dhunën e ushtruar në Siri kohët e fundit ku kanë mbetur të vdekur shumë civilë.
Ministria e Jashtme ruse, ka kërkuar nga Siria ndalimin e prodhimit të dhunës dhe represionit ndaj protestuesve civilë, në një nga kritikat më të fuqishme deri më tashti të bëra ndaj aksionit të qeverisë së Bashar al Asadit.
Rusia ka shprehur shqetësimet serioze, pas vrasjes së 140 njerëzve të dielën, që ishte dita më e përgjakshme në më shumë se katër muaj.
Moska ka kërkuar nga aleati i saj kryesor në botën arabe, që të ndalojë përdorimin e forcës, ndërkaq nga opozita siriane që të përmbahet nga sulmet kundër autoriteteve.