E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, plagos me thikë 28 fëmijë në foshnjore



28 fëmijë dhe tre të rritur janë plagosur me thikë nga një 47 vjeçar, në një kopësht fëijësh në lindje të kinës, ndërsa ky është sulmi i tretë i këtij lloji brenda një muaji. Zyrtarët bëjnë të ditur se pesë nga të plagosurit janë në kushte kritike për jetën në spital, pas ngjarjes së ndodhur në provincën Jiangsu. Ky sulm pason një tjetër sulm të ngjashëm me thikë që ndodhi të mërkurën në jug të vendit, në të cilin u lënduan 16 nxënës dhe një mësues. Më herët , një mjek u ekzekutua me vdekje pasi vrau tetë fëmijë. Këta te fundit po prisnin prindërit t'i merrnin, pasi kishin përfunduar mësimin në shkollë. Shumica e fëmijëve të plagosur në sulmin e sotëm në provincën Xhiangsu ishin katër vjeçarë të së njëjtës klasë.
Atentatori 47 vejçar është arrestuar nga policia kineze. Besohet se personi në fjalë është një person me të meta mendore. Ai mbante një thikë 20 cm, raporton agjensia e lajmeve Xinhua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›