E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, prezantohet filmi i Michael Jackson “This is it”

PEKIN- Qindra adhurues të mbretit të popit, Michael Jackson u mblodhën në kryeqytetin kinez, Pekin për të ndjekur të parët, filmin dokumentar të këngëtarit gjatë provave pak kohë përpara se ai të vdiste.
Dokumentari “This is it”, i cili do të shfaqet duke filluar nga nesër, si rrallë herë në të gjithë botën njëkohësisht, përqëndrohet në momentet më speciale ku Jackson zhvillonte provat finale për rikthimin e tij të bujshëm me 50 koncerte në skenën madhështore të Londrës 02. Adhuruesit e Jackson, mbanin posterat e tij në duar teksa disa të tjerë më të talentuar kërcenin dhe imitonin artistin e madh.
Sha Sha, nuk i mbante dot lotët teksa priste në rradhë për të hyrë në kinema.
“Nëse Majkëlli do të ishte sot gjallë, padyshim që do të shihnim më shumë koncerte nga ai. Nuk e kisha imagjinuar se do të ikte nga kjo botë kaq i ri. Ne adhuruesit e tij do të vazhdojmë ta mbështesim idhullin tonë’ u shpreh ajo.
Cuditërisht, Jackson i cili ka kënduar në stadiumet më të mëdha botërore, nuk ka mbajtur asnjë koncert në Kinë.
“Nuk e kemi pasur fatin ta shikojmë Jackson live në Pekin, dhe ndoshta ky është një prej atyre rasteve të rralla që mbretin e muzikës pop ta kemi mes nesh” tha një tjetër adhurues.
Nuk e dimë nëse Michael Jackson do të kishte qenë dakord që të transmetohej një film dokumentar në momentin që ai zhvillon prova për koncert, por një gjë është e sigurtë, fitimet e Sony Colombia Pictures do të jenë madhështore jo vetëm nga shitja e biletave por edhe nga kolona zanore me të njëjtin emër, “This is it” që tashmë ka dalë në tregjet ndërkombëtare.
Jackson u shua papritur në muajin qershor , si pasojë e një mbidoze qetësuesish dhënë nga mjeku i tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›