E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simaku, në finalen e “British Composer Awards 2009”



Janë publikuar emrat e finalistëve të nominuar në konkursin për kompozitorin më të mirë në Britaninë e Madhe, ku mes tre të nominuarve njëri është shqiptar. Ai është kompozitori i mirënjohur Thoma Simaku, i cili do të garojë për çmimin “Kompozitori Britanik i Vitit 2009” (British Composer Awards 2009). Simaku në këtë konkurs garon në kategorinë e pjesëve instrumentale me veprën “Soliloquy V - Flauto Acerbo”. Këto çmime jepen nga akademia britanike e kompozitorëve dhe autorëve (British Academy of Songeriters, Composers and Authors). Çmimet e kësaj akademie shpeshherë janë krahasuar me çmimet BAFTA. Pjesa e kompozuar nga Simaku luhet përmes instrumentit “Recorder”, cilësia tingullore e të cilit ngjan pak me atë të fyellit në muzikën tone popullore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›