Matura Shtetërore, sot provimi i matematikës
Sot, në të gjithë shkollat e mesme të vendit do të zhvillojnë provimin e matematikës rreth 33 400 maturantë. Sipas sistemit të Maturës Shtetërore 2008, ky provim është një nga dy provimet e detyrueshme që duhet të japë çdo maturant.
Përzgjedhja e pyetjeve të provimit të matematikës është bërë nga specialistë të përzgjedhur nga ministria. Bëhet me dije se ashtu si në provimin e parë të detyrueshëm të Gjuhë-Letërsisë mësuesit të cilët do të vrojtojnë maturantët gjatë testimit do të jetë mësues të shkollave të tjera, të cilët nuk mund t’i ndihmojnë dot maturantët sepse janë mësues të lëndëve të tjera, pra jo të lëndës së testimit.
Provimi
Provimi do të nisë në orën 10:00, por maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara, pra në orën 9, sepse gjatë kësaj kohe ata do të akomodohen të gjithë nëpër ambientet e provimit. Çdo nxënës duhet të jetë i pajisur me një mjet identifikimi. Për të siguruar transparencë të plotë, çdo test i maturantëve nuk do të ketë emrin dhe mbiemrin e tyre, por do të ketë një bar-kod.
Testimet, pasi të mblidhen nga vrojtuesit e çdo klase, do të dërgohen menjëherë në katër qendrat e korrigjimit të testeve. Bëhet me dije se këto qendra janë nën juridiksionin e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) dhe është ky institucion, përgjegjës për korrigjimin dhe për shpërndarjen e rezultateve të maturantëve. Mësohet se ashtu si për testin e Gjuhë-Letërsisë, përgjigjet e provimit të Matematikës do të shpallen gati dhjetë ditë pas përfundimit të testit,
ndërsa përgjigjet e sakta të testit do të shpallen nga ministria po sot. Kohëzgjatja e provimit të matematikës do të jetë dy orë e gjysmë. Bëhet me dije se sipas sistemit të Maturës Shtetërore 2008, kutitë me testet brenda do të mbërrijnë të vulosura dhe bashkë me listat e nxënësve do të jenë dhe bar-kodet përkatëse.
Bëhet me dije se këtë vit lloji i testit me të cilin do të provohen njohuritë e nxënësve ose dijet e nxënësve, është konceptuar nga specialistët në varësi të programit lëndor që kanë të arsimit të mesëm.
Bëhet me dije se sipas Maturës Shtetërore 2008, provimi i detyrueshëm i matematikës do të ketë plot 50 pikë. Ky provim do të përmbajë 25 pyetje. Nga këto pyetje, 13 do të jenë pyetje me përgjigje me alternativa, ndërsa 12 pyetje do të jenë pyetje me zhvillim dhe do të vlejnë 37 pikë. Mësohet se periudha e KOEPS-it, pra periudha e izolimit për Maturën Shtetërore (MSh) 2008 për provimin e Matematikës D2 ka filluar më datë 7 qershor dhe mbaron sot më datë 17 qershor 2008.