Prinderit ankohen per mungesen e teksteve
Ndonese ka nisur shperndarja e librave shkollore ne shkolla dhe ne librarite prane tyre edhe kete vit ka mungesa ne tekste. Por sipas shperndaresve te librit jane thjesht vonesa pasi librat jane botuar e pritet te mberrijne deri ne diten e pare te shkolles, qe kete vit eshte percaktuar 16 shtatori. “Une bleva librat e femijeve te mi, per klasen e dyte nuk kishte mungesa, ndersa per klasen e gjashte mungonte libri i qytetarise”, shprehet njeri nga prinderit e shumte te interesuar ne kete proces. Nga ana tjeter prinderit pohojne se nuk jane pajisur me kuponin tatimor, ne menyre qe te marrin rimbursimin e cmimit te librave ne muajin nentor kur fillon ky proces.