E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha më e vjetër me kambanore 22 m të lartë

 

DELVINE - Kishës më të vjetër në qytetin e Delvinës, asaj të Shën Mërisë, i është shtuar ditën e diel edhe kambanorja e re, më shumë se 22 metra e lartë, investim i Arqipeshkopit Anastas. Me këtë rast ka dhënë një meshë At Dhimitri, Mitropoliti i Gjirokastrës, në të cilën kanë marrë pjesë besimtarë ortodoksë të lagjes Llakë, por edhe të lagjeve të tjera në Delvinë. Por këtu nuk kanë munguar edhe qytetarë të besimit mysliman, të cilat bashkëjetojnë në realitetin e harmonisë fetare mes tyre. Në ceremoninë e meshës së At Dhimitrit kanë marrë pjesë edhe besimtarë të ardhur nga Saranda e Gjirokastra, si dhe nxënës të shkollës së mesme politeknike të Mesopotamit. Edhe kjo shkollë është investim i Hirësisë së tij Anastas. Pas meshës, Mitropoliti At Dhimitri ka bekuar kambanoren e re, në prani të qindra besimtarëve dhe qytetarëve. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani. Mesha dhe bekimi janë shoqëruar edhe nga kori kishtar i ardhur nga Dropulli.          sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›